Afërsia gjeografike dhe gjuha e përbashkët janë dy avantazhe të mëdha që Shqipëria dhe Kosova duhet të shfrytëzojnë për të pasur një bashkëpunim më të mirë tregtar, por edhe ekonomik në tërësi.
Gjatë dy viteve të fundit, dy qeveritë kanë zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta dhe kanë nënshkruar me dhjetëra marrëveshje. Si po ndodh zbatimi i këtyre marrëveshjeve? Si mund të zhvillohet më tej bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve? Mbi të gjitha, si po e përballon Kosova krizën e pandemisë, e cila fatkeqësisht ka goditur tashmë të gjithë globin? Përgjigje këtyre pyetjeve i dha Skënder Reçica, ministër i Punës së Kosovës, në një intervistë në A2.
Fillimisht, Reçica veçon marrëveshjen e fundit të nënshkruar mes dy qeverive, atë që do të unifikojë tregun e punës. Ai thekson se shumë shpejt, një qytetar nga Kosova mund të kërkojë punë lehtësisht në Shqipëri apo e kundërta.
“Po koordinohen aktivitetet dhe punët e përbashkëta në dobi të qytetarëve tanë. Në mbledhjen e fundit të dy qeverive, unë pata fatin që të nënshkruaja marrëveshjen për mobilitetin në punë. Kjo marrëveshje hap mundësinë e unifikimit të tregut të punës. Ky është një lajm i mirë për të gjithë punëkërkuesit, por edhe punëdhënësit. Fati i mirë është se këtë marrëveshje nuk e kemi firmosur për ta lënë në letër. Është në procedurë të fillimit të implementimit. Konform kësaj marrëveshje, ne jemi duke bërë të gjitha veprimet e nevojshme dhe unë uroj dhe besoj që kjo marrëveshje së shpejti do të jetësohet. Së shpejti, një qytetar i Shkodrës do të jetë i lirë të kërkojë punë në Prishtinë, apo një nga Prizreni mund të kërkojë punë në Korçë apo Gjirokastër, sikur në qytetin e tij të lindjes. Kjo marrëveshje është hapi i parë drejt heqjes së burokracive”, u shpreh ministri.
Më tej, Reçica foli për ndikimin e pandemisë në ekonomi. Ai theksoi se qëndrueshmëria e shifrave gjatë muajve të verës ndikoi që ekonomia të nisë ringritjen.
“Pandemia gjunjëzoi ekonomitë më të zhvilluara të botës. Në vendet si Kosova apo Shqipëria, me ekonomi jo shumë të zhvilluar, izolimi ka lënë shumë gjurmë në zhvillimin ekonomik dhe në humbjen e shumë vendeve të punës të qytetarëve të vendit tonë. Nuk ka qenë e lehtë kjo periudhë të menaxhohet, në një shtet ku mundësitë janë të vogla. Megjithatë, fati i madh deshi që në periudhën e verës kishim një qetësi nga koronavirusi, falë edhe menaxhimit më të mirë dhe u krijua një stabilitet më i qëndrueshëm. Kjo krijoi një mundësi për rifreskim të zhvillimit ekonomik. Pati një ringjallje për së dyti, falë edhe masave të ndërmarra”, tha Reçica.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova