LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 44 ish-deputet kanë fituar të drejtën e apanazhës

Maqedoni, 44 ish-deputet kanë fituar të drejtën e apanazhës
Kuvendi i Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

44 deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare fituan të drejtën e pagës së rregullt pas përfundimit të mandatit. Pas miratimit nga Kuvendi, ata do të paguhen në mënyrë plotësuese edhe për tre muaj deri në një vit, si rezultat i të drejtës ligjore për apanazh. Mesatarisht, paga e tyre bruto në muaj do të mbetet e njëjtë si gjatë ushtrimit të funksionit, 100 mijë denarë ose rreth 650 mijë denarë neto.

Të drejtë apanazhi kanë të gjithë ish funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar të cilët pas përfundimit të mandatit nuk kthehen në punët e tyre të mëhershme dhe që supozohet se janë në kërkim të një pune të re.

Javë më parë, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi që ish deputetëve do t’u ofrojë vend pune dhe më ketë do të ulen shpenzimet e buxhetit për apanazh.


Një pjesë e madhe e përbërjes së kaluar të Kuvendit do të ketë ofertë personalisht nga unë si kryeministër që të inkuadrohet në institucionet publike. Muajt e ardhshëm janë për vendime të këtilla dhe besoj se 50-60% e apanazhëve menjëherë do të bien sepse vijojnë angazhime për këto persona – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Gjithsesi, numri i ish deputetëve që kanë kërkuar apanazh nuk është ulur por është më i lartë se ai i ish deputetëve që fituan apanazh në vitin 2017. Qeveria, nëpërmjet zv/kryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe menaxhimin me resurset njerëzore ka premtuar reduktimin e benefiteve të funksionarëve por nuk dihet nëse heqja e apanazhit është një prej tyre.

Ndërkohë, Kuvendi konstatoi edhe dorëheqjet e deputetëve të kësaj përbërje Igor Durllovski, Bajram Rexhepi, Muhamet Zeqiri dhe Sanja Llukarevska. Përveç Durllovskit, të tre (tashmë) ish deputetët e tjerë do të emërohen në funksione të tjera shtetërore. Në vend të tyre në Kuvend vinë Mirçe Axhioski nga OBRM-PDUKM-ja, Rina Ajdari nga BDI-ja, Mirosllav Jovanoviq dhe Lidija Tasevska nga LSDM-ja.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori