Amsterdami është i famshëm për biçikletat, por tani autoritetet po shfrytëzojnë fuqinë e luleve për ta bërë qytetin më të sigurt për këmbësorët.
Zyrtarët holandezë po vendosin kuti prej druri dhe kuti me lule përgjatë parmakëve të urave të qytetit, duke ndaluar parkimin e biçikletave në ura në rrugën Damstraatjes, shkruan CNN.
Teknika, e cila është përdorur tashmë në zona të tjera të Amsterdamit, të tilla si Haarlemmerstraat, është krijuar për të lejuar më shumë hapësirë për këmbësorët në trotuar.
“Hapësira për këmbësorët është e rëndësishme, tani më shumë se kurrë. Për shkak të numrit të madh të biçikletave të parkuara në parmakët e urës, ka më pak hapësirë në trotuaret tashmë të ngushta. Kjo krijon situata të pasigurta”, tha në një deklaratë nënkryetari i bashkisë Sharon Dijksma.
Çiklizmi është i popullarizuar në kryeqytetin holandez, si midis vendasve ashtu edhe turistëve.
Më shumë se gjysma (58 për qind) e banorëve të Amsterdamit mbi moshën 12 vjeç përdorin biçikletën të paktën një herë në ditë, dhe qyteti ka rreth 767 km rrugë të biçikletave, sipas bordit të turizmit të qytetit.
Por, kishte pasur shqetësime se biçikletat e lidhur me ura po çonin në rrugë të mbipopulluara, të cilat mund të dëmtonin këmbësorët, tha një zëdhënës i qytetit.
“Duke vendosur shporta lulesh në parmakët e urave tona, ne po krijojmë hapësirë për këmbësorët ndërsa krijojmë një skenë rrugësh më tërheqëse”, tha Dijksma, duke shtuar se lulet e parë u mbollën në shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa
Kuptimi i numrit 333 në astrologji
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City