LAJMI I FUNDIT:

‘Drejtësia Sot’, reagon për zgjedhjen e Kryeprokurorit Jetish Maloku për anëtarë të KPK-së

‘Drejtësia Sot’, reagon për zgjedhjen e Kryeprokurorit Jetish Maloku për anëtarë të KPK-së

Drejtësia Sot (Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike) ka reaguar ndaj nominimit dhe zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për shkak se sipas tyre një situatë e tillë paraqet shkelje të dispozitave ligjore të përcaktuara me Ligjin  06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Rregulloren Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Drejtësia Sot thekson se fillimisht, KPK, më datë 08 tetor 2020, kishte marrë vendim më të cilin kishte shpallur zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorive Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

“Në të njëjtën datë, ishte marrë edhe vendimi për themelimin e Komisionit Zgjedhor, i cili do të merret me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Më datë 16 tetor 2020, në ueb portalin e Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës është publikuar lista e kandidatëve të nominuar për anëtarë të KPK-së, nga radhët e shtatë prokurorive themelore. Në këtë listë, ndër kandidatët e nominuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ishte edhe Kryeprokurori z. Jetish Maloku, i cili në periudhën 2010 – 2015, kishte qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, në kohën kur këto dy institucione ishin të integruara në një, por edhe pas ndarjes së mëvonshme të tyre”, thuhet në reagim.


Në reagim më tej thuhet se Ligji  06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Nenin 12, paragrafi 1, përcakton se “Anëtarët e Këshillit qëndrojnë në detyrë për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje”.

“Rregullorja Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në bazë të së cilës është duke u organizuar ky proces zgjedhor, në nenin 8, paragrafi 4, përcakton se “Prokurorët që plotësojnë kushtet nga prokuroria përkatëse ku zhvillohen zgjedhjet kanë të drejtë të jenë të nominuar për anëtarë të KPK-së”. Drejtësia Sot, bazuar në ligjin dhe rregulloren përkatëse konsideron që kandidimi i z. Jetish Maloku, lejimi i kësaj kandidature dhe përzgjedhja që i njëjti të propozohet në Këshill për t’u emëruar anëtarë, është në kundërshtim me Ligjin  06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo meqenëse i njejti ka mbajtur njëherë një mandat të tillë, siç është cekur më lartë. Njëkohësisht, të njejtat veprime janë në kundërshtim edhe me Rregulloren Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, meqenëse z. Jetish Maloku duke qenë se veçse ka mbajtur njëherë një pozitë të tillë, i njejti nuk plotëson kriteret që të jetë i nominuar për anëtarë të KPK-së”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, është e pakuptimtë heshtja e Komisionit Zgjedhor të KPK-së, në një situatë të tillë, duke mos vepruar në pajtim me Nenin 8, paragrafi 5, të Rregullores,  më të cilën dispozitë, këtij komisioni, i njihet e drejta për refuzimin e kandidaturës së kandidatëve të nominuar për anëtarë prokurorë të KPK-së, të cilët nuk i plotësojnë kriteret ligjore.

“Kujtojmë që, Kryeprokurori Jetish Maloku, në zgjedhjet e mbajtura më datë 22 tetor 2020, ka arritur që të fitojë 14 nga 15 votat e të gjithë prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke hyrë kështu në listën e kandidatëve potencial për tu bërë serish anëtarë i KPK-së, nga radhët e kësaj prokurorie. Krejt në fund, Drejtësia Sot, fton KPK-në që të bëj anulimin e zgjedhjeve për anëtarë prokurorë të saj nga radhët e Prokurorisë Themelore në Gjilan, dhe të bëj ri-shpalljen e këtij konkursi, por duke u siguruar që kandidatët e nominuar dhe procesi zgjedhor të jenë në pajtim me Ligjin  06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Rregulloren Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori