LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Sot në Kuvend diskutohet për mbajtjen e maskës në ambient të hapur dhe kufizimin e numrit të mysafirëve

Maqedoni: Sot në Kuvend diskutohet për mbajtjen e maskës në ambient të hapur dhe kufizimin e numrit të mysafirëve

Ligji për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, sot pritet të jetë në procedurë parlamentare. Me ndryshimet e propozuara, mbajtja e maskës do të bëhet e obligueshme edhe në ambient të hapur, ndërsa do të kufizohet edhe numri i mysafirëve që mund të pranohen nëpër shtëpi nga qytetarët.

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM ende janë me qëndrim se ndryshimet e propozuara për Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nuk do të sjellin asgjë konkrete në luftën kundër pandemisë. Por edhe krahas vërejtjeve të tyre, thonë se nuk do të pengojnë sjelljen e ndryshimeve.


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pret të sillen ndryshimet dhe siç thotë, nëse respektohen ato masa, do të shmanget vendosja e orës policore. Megjithatë konfirmoi se do të ketë kontrolle të përforcuara dhe dënime.

“Sinqerisht besoj se Ligji do të sillet, me qëllim që të shmangim orën policore dhe këto janë masa që në mënyrë praktike imitojnë orën policore për shkak se pas orës 23 asgjë nuk do të punojë dhe qytetarët nuk do të kenë ku të shkojnë. Me ndryshimet e Ligjit që nesër do të jenë në Kuvend, dukshëm do të rriten kompetencat e të gjithë inspektorateve. Kështu që vlerësoj se me sjelljen e këtij ligji edhe kontrollet edhe sanksionimi bindshëm do të përmirësohen”, u shpreh dje Venko Filipçe.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori