LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë me coronavirus, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë me coronavirus, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjithashtu, në 24-orët e fundit kanë ndodhur 7 lindje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Po ashtu, në raportin e publikuar thuhet se 291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,052 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.


“93 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 56 Rëntgena, 20 EHO dhe 17 CT-ja”, thuhet në njoftim.

Sa i përket pandemisë COVID-19, bëhet e ditur se në 24-orët e fundit është shëruar edhe një pacient.

“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori