LAJMI I FUNDIT:

YouTuberi i njohur që e kishte vizituar Kosovën thyen qafën dhe shpinën në një aksident me parashutë

YouTuberi i njohur që e kishte vizituar Kosovën thyen qafën dhe shpinën në një aksident me parashutë

YouTuber Vitaly Zdorovetskiy thotë se ai ka thyer qafën dhe shpinën në një aksident me parashutë. 

Sipas mediave të huaja, 28-vjeçari – i cili ka më shumë se 10 milionë abonentë në YouTube – ka thënë se ai e ka thyer qafën dhe shpinën gjatë një aksidenti me parashutë, transmeton Telegrafi.


Pamjet tregojnë gjithashtu rusin duke rënkuar nga dhimbja ndërsa personat e ndihmës së shpejtë dhe stafi nga Cal Fire e ngarkuan atë në një barelë.

Ish e dashura e tij Kinsey Wolanski ka qenë pranë shtratit të tij në spital dhe gjithashtu ka shpërndarë foto të tij.

Kinsey – e cila pushtoi fushën gjatë finales së Ligës së Kampionëve 2019 me rroba banje tha: “Përshëndetje djema, unë thjesht doja të vija këtu dhe të them faleminderit shumë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen që ia keni dhënë Vitaly-t”.

“Ai theu qafën dhe shpinën dhe do të jetë në një rrugë të gjatë për tu rikuperuar, por ai ka mbështetjen dhe dashurinë nga ju, dhe kjo është diçka e madhe, me të vërtetë e ndihmoni shumë. Pra, ju falënderoj shumë për këtë”.

Rusi i famshëm i YouTube-it, Vitaly Zdorovetskiy bëri shqiponjën me duar në eventin e organizuar nga "Marakli t'kerreve"
Lexo po ashtu Rusi i famshëm i YouTube-it, Vitaly Zdorovetskiy bëri shqiponjën me duar në eventin e organizuar nga "Marakli t'kerreve"

Kujtojmë që rusi i famshëm kishte vizituar Kosovën në vitin 2019, sepse ishte ftuar nga grupi “Marakli t’kerreve’. Madje ai e kishte bërë edhe simbolin e shqiponjës me duart e tij, duke ‘tërbuar’ njerëzit që ishin mbledhur për t’a parë atë. /Telegrafi/