Në gjysmën e muajit gusht, A.N nga një fshat i Prizrenit (emër i njohur për redaksinë), kishte aplikuar për t’u pajisur me letërnjoftim të ri të Kosovës, pasi i kishte skaduar letërnjoftimi i vjetër.
Por, ai dhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës, nuk kanë mundur të pajisen me këtë dokument për shkak të mungesës së materialit për të prodhuar letërnjoftim. Mungesë ka pasur në të gjitha komunat.
Kosova në vendin e 100-të për nga fuqia e pasaportës
Duke e pasur të domosdoshëm letërnjoftimin, ai u detyrua që dy muaj më vonë të aplikonte përsëri për t’u pajisur me këtë dokument. Por, këtë herë kishte aplikuar përmes procedurës së shpejt.
“Më 13 gusht kam aplikuar për letërnjoftim. Nuk ka dalë. Pastaj jam detyruar të aplikoj me procedurë të shpejt. Kur shkoja në qendër të regjistrimit, më thoshin nuk ka material. Jam detyruar të paguaj edhe 50 euro shtesë për të marr letërnjoftimin”, thotë ai.
Agon Hysaj nga Demokraci Plus, thotë se vonesat për t’u pajisur me letërnjoftime dhe pasaporta, po i shkaktojnë probleme qytetarëve.
Hysaj thotë se edhe pasaportat e skaduara nuk mund të vazhdohen dhe qytetarët rrjedhimisht nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.
“Ministria e Punëve të Brendshme është arsyetuar se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë nuk ka arritur që t’i kryejë me kohë procedurat e prokurimit për këtë furnizim. Mirëpo ky nuk është një arsyetim i pranueshëm, pasi pandemia është edhe tani në mesin tonë dhe furnizimi me letërnjoftime dhe pasaporta është çështje shumë e ndjeshme dhe nuk munden qytetarët të penalizohen për faj të institucionit”, thotë Hysaj.
Tenderin për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta për vitin 2020-2021, tashmë e ka fituar kompania e njëjtë që ka bërë furnizimin deri më tash. Ka disa vjet që furnizimin me letërnjoftim e bënë kompania gjermane “Veridos”, që ka selinë në Kosovë.
Sipas kontratës, kompania fituese do të furnizojë ministrinë me 250 mijë letërnjoftime elektronike dhe me 50 mijë pasaporta.
Mbi 1 milion e 200 e mijë euro do t’i kushtojë Ministrisë së Punëve të Brendshme furnizimi me këto materiale.
Radio Evropa e Lirë ka provuar të marr një përgjigje nga kjo ministri për të mësuar se kur do të fillojnë qytetarët të marrin letërnjoftimet e reja, por të njëjtin nuk janë përgjigjur.
Më herët gjatë këtij muaji, ministri i Brendshëm, Agim Veliu kishte thënë në Kuvendin e Kosovës se “në qershor të vitit 2019 kanë kërkuar buxhet nga Ministria e Financave, për dokumente, por që nuk është bërë ndarja e buxhetit”.
Sipas Veliut, MPB kërkesë për buxhet shtesë kishte bërë edhe në muajin shkurt, por nuk është aprovuar.
Në fillim të muajit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19, Agjencia e Regjistrimit Civil, nuk ka arritur me kohë të duhur të kryejë të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime.
Si pasojë, shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim, nuk kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj