Të gjitha femrat dëshirojnë që të jenë përgjithmonë me mashkullin që e dashurojnë, por kjo ka nevojë për disa mënyra sjelljesh
Të kesh një partner dhe ta bësh të jetë i interesuar gjithmonë për ty, kthehet në një qëllim të përditshëm.
Më poshtë keni disa këshilla se si të jeni gjithmonë tërheqëse.
Mos u bëni posesive
Nëse e keni shprehi të mbështeteni gjithmonë te partneri juaj, ta thirrni atë çdo gjysmë ore, ta pyetni për çdo gjë që ai e bën, atëherë urgjentisht ndalojeni këtë shprehi.
Kjo shprehi herët ose vonë do ta bëj atë tuaj të lodhet nga ju dhe t’ju braktis.
Bëhuni praktike dhe realiste
Një lidhje e suksesshme bazohet në atë se sa mirë ju e kuptoni të dashurin tuaj. Mos harroni se ai dëshiron edhe jetë të lirë.
Mos kërkoni nga ai gjithmonë të jetë me ju. Në fund të fundit largësia e bën dashurinë më të fortë.
Shpreheni dashurinë tuaj
Partnerit tuaj i duhen fjalët. Beni diçka speciale për të, shkruani një letër dashurie, blijani një dhurate ose bëni ndonjë befasi sipas preferencave të tij.
Edhe “Të dua” e thjeshtë mund të bëj çudira. Befasojeni në momentin, që ai më së paku e pret.
Kaloni kohë cilësore
Komunikimi me partnerin ka shumë rëndësi.
Nëse të dy partnerët janë të punësuar, atëherë ata këtë kohë duhet ta gjejnë gjatë fundjavës, ndërsa çiftet e martuara mund të hanë një mëngjes së bashku ose mund të kenë çdo ditë nga një bisedë 10 minutëshe para se të bien në gjumë.
Asnjëherë mos e nxirrni mllefin tek partneri
Në punë ose diku tjetër brenda ditës mund të konsumoni energji negative.
Mos e shfrytëzoni rastin që këtë energji ta çlironi te njeriu më i dashur për ju. Në vend të kësaj mund të kërkoni nga partneri juaj një përqafim. Besoni se funksionon.
Vishuni dhe rregullohuni
Mbajeni veten të mrekullueshme dhe tërheqëse. Kini kujdes me mënyrën si visheni dhe rregulloheni, këshillon Class.
Xhelozia
Një nga metodat e vërtetuara për të qenë tërheqëse për një mashkull është ‘ta injoroni’ atë pak dhe ta bëni xheloz duke komentuar ndonjë mashkull tjetër të bukur.
Duaje veten
Kur nuk na pëlqen vetja, ne priremi të projektojmë atë që nuk na pëlqen tek vetja tek partnerët tanë. Sa më shumë ta pranojmë veten, aq më tolerantë jemi ndaj të tjerëve që na rrethojnë.
Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen tek vetja, merrni përgjegjësi dhe përqendrohuni në përmirësimin e saj. Vetë-zhvillimi është jetik, na jep kuptim dhe inkurajon kënaqësi më të madhe brenda vetes dhe me të tjerët.
Dashuria për veten inkurajon vlerësim pozitiv dhe mund të promovojë një mjedis ku ne ndihemi më të tërhequr nga partnerët tanë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë