LAJMI I FUNDIT:

Hoti i përgjigjet Haradinajt:  Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi

Hoti i përgjigjet Haradinajt:  Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar menjëherë pasi lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit, duke thënë se mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura.

Në reagimin e tij, Hoti ka thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. “Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marr në këta muaj të qeverisjes”.

“Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë”, ka thënë Hoti, përme një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi.


“Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve.

Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor”, ka shkruar Hoti.

“Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar ai.

Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot përmes një postimi në Facebook, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë Hoti, për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsion, ka thënë se “Në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura”

Haradinaj kundër vendimit të Qeverisë për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit
Lexo po ashtu Haradinaj kundër vendimit të Qeverisë për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit

“Shkarkimi i task forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridike. Kjo task forcë ka funksionuar më shumë se 10 vite. Kanë hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre. Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si ShBA dhe BE”, ka thënë Haradinaj.

Qeveria Hoti më 19 tetor e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar Taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori