LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët republikanë në Michigan u takuan me ambasadorin Grenell

Shqiptarët republikanë në Michigan u takuan me ambasadorin Grenell

Në qytetin e Bloomfielld Hills të Michiganit u mbajt takimi i shqiptarëve republikanë në SHBA me ambasadorin Richard Grenell. Meqenëse axhenda e ambasadorit ishte e shumë e ngarkuar për hir të fushatës elektorale, organizatori kishte paraparë që në takim te marrin pjesë edhe përfaqesuesit e komunitetit kalldian dhe kandidatët republikanë, që garojnë për ulëse në Kongres dhe për nivele të tjera të pushtetit.

Ambasadori Grenell, në fillim, shprehu falënderimet për angazhimin dhe punën e madhe që kanë bërë përfaqësuesit e të dy komuniteteve dhe kërkoi që të vazhdohet me intensitet edhe më të shtuar për të bindur çdo votues që të dalë në votime dhe të votojë Presidentin Trump.

Në vazhdim, ai foli për rëndësinë që kanë këto zgjedhje për Amerikën dhe botën në përgjithësi, me theks të veçantë se sa është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara që të fitojë përsëri Presidenti Trump.


Në pjesën e dytë të fjalimit të tij, ai u përqendrua në qasjen që ka presidenti Trump dhe administrata e tij për bisedimet Kosovë-Serbi.

Sipas ambasadorit, Administrata Trump mendon se fillimisht duhet arritur marrëveshjet ekonomike, në mënyrë që të eliminohen të gjitha pengesat dhe të krijohet ambient i përshtatshëm për tërheqjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, në Kosovë dhe Serbi, e pastaj shumë më lehtë mund të bisedohet për problemet politike dhe mund te arrihet marrëveshja përfundimtare.

Ai premtoi se investimet do t’i bëjë Amerika si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Në vazhdim fjalën e morën përfaqësuesit shqiptarë Ruzhdi Gjoka dhe Don Fred Kalaj.

Gjokaj, fillimisht, foli për angazhimin e madh te shqiptarëve republikanë për ta ndihmuar Presidentin Trump, në këto zgjedhje. Ai falënderoi Presidentin Trump  dhe ambasadorin Grenell për angazhimin e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi, e posaçërisht për ndihmën që dhanë në krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Pastaj përkujtoi ndihmën e madhe që kanë dhënë presidentët republikanë për shtetet shqiptare e kombin tonë në përgjithesi. Ai  kërkoi që edhe presidenti Trump të vazhdojë ndihmën për shtetet dhe kombin tonë. Gjokaj tha se kërkesat e komunitetit tonë për bisedimet Kosovë-Serbi, do t’ia dorëzojë me shkrim ambasadorit Grenell.

Në vazhdim, Don Fred Kalaj foli për arsyen që i nxit shqiptarët ta votojnë presidentin Trump dhe ceku rrezikun që mund t’i kanoset Amerikës dhe botës nëse fiton kandidati demokrat.

Përfaqësuesit shqiptarë premtuan një angazhim më të madh të komunitetit tonë, në mënyrë që presidenti Trump të dalë fitues në Michigan.

Të pranishmit i shtruan ambasadorit Grenell shumë pyetje, që kryesisht kishin të bënin me bisedimet Kosove-Serbi, të cilave ambasadori iu përgjigj me kënaqësi. /Illyria/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori