LAJMI I FUNDIT:

Gjilan: 19 vjeçari u vra me thikë para banesës, fqinjët kanë vetëm fjalë të mira për të

Gjilan: 19 vjeçari u vra me thikë para banesës, fqinjët kanë vetëm fjalë të mira për të

Një 19 vjeçar vdiq në orët e para të së premtes pasi u ther katër herë me thikë para banesës së tij në rrugën “Gjon Serreqi” në Gjilan.

I riu Engjull Smerqaku atë kohë po vinte nga puna në shtëpi si çdo natë tjetër, njofton Klan Kosova.


Plagëve të marra nga mjeti i mprehtë ai nuk mundi t’u mbijetojë e si pasojë vdiq rrugës për në Qendrën Emergjente në QKUK.

“Ka qenë ora 12:00. E ëma e djalit ka kërkuar ndihmë nga ne. Djali ka qenë i shtrirë të hyrja dhe ne kemi filluar t’i japim ndihmë. Derisa kemi dashur ta fusim në veturë ka ardhur ambulanca”, tregon fqinja e të ndjerit.

I riu fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pastaj është transferuar në QKUK por që gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Fqinjët për të riun kanë vetëm fjalë të mira.

Policia dhe Prokuroria e Gjilanit thanë se janë në kërkim të kryerësve të veprës dhe se për momentin nuk i dinë motivet e vrasjes së të riut.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori