Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe nënsekretari amerikan i Shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për krijimin e rrjeteve të pastra 5G.
Në Ambasadën e Kosovës në Shkup, kryeministri Hoti, pas nënshkrimit, tha se një memorandum i tillë është shenjë e fuqishme e presidentit amerikan Trump për të quar përpara marrëveshjen e Uashingtonit.
“E falënderoj gjithë Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosmërinë që të qojmë shpejtë përpara zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit. Është hap i madh drejtë rritjes së sigurisë në këtë fushë, përmes kësaj Kosova merr edhe obligimet e veta shtetërore për të qenë krah partnerëve tanë strategjik siç janë SHBA në këtë fushë. Ne tanimë i kemi ndërmarrë veprimet e duhura në Prishtinë lidhur me ketë çështje, besoj që kjo është shenjë e fuqishme e presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA-ve për të quar përpara marrëveshjen e 4 shtatorit. Pres që së shpejti edhe vendet e tjera në regjion të lëvizin drejtë nënshkrimit të këtij memorandumi. Vetëm së bashku mund të rrisim sigurinë në regjion”, tha Hoti.
E nënsekretari amerikan i Shtetit për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, Keith Krach tha se Kosova është partner strategjik shumë i vlefshëm për Amerikën.
“Kosova është partner strategjik shumë i vlefshëm e ky nënshkrim është dëshmi e miqësisë së fuqishme mes dy shteteve tona… Bota po zgjohet nga rreziqet nga sistemi i internetit të pabesueshëm. Deklarata jonë e përbashkët historike e adreson ketë rrezik duke marrë parasysh sigurinë që rrjetet e pastërta do të jenë vitale për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. 25 vende të NATO-s dhe 27 të Unionit Evropian janë në ketë rrjet të pastër dhe ka shumë shtete tjera e kompani qe e përdorin ketë”, tha ai.
Ai tha se rrjeti i pastër mbulon çdo gjë, nga rrjetet elektrike deri te makinat dhe lidhjen e tyre me aplikacionet në telefonat e njerëzve.
“Kjo ceremoni simbolizon jo vetëm besim të fuqishëm në mes të popujve tona por edhe mirëbesim në mes të kombeve të rrjetit të pastër që janë të përkushtuar në betejën për liri. Hoti nga thellësia e zemër iu vlerësoj për partneritetin e besueshëm dhe do ta vazhdojmë këtë edhe në vitet e ardhshme”, shtoi ai.
Hoti po qëndron në një vizitë zyrtare më Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht po takon përfaqësues të subjekteve politike. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuper zbritje në Skechers – Gjithçka me -40%!
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles