LAJMI I FUNDIT:

Vet-aksident i rëndë në Mitrovicë, vdes 21 vjeçari

Vet-aksident i rëndë në Mitrovicë, vdes 21 vjeçari
Foto: Ilustrim

Një person me inicialet A.Sh i moshës 21 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 02:00, pas një vet-aksidenti në dalje të Mitrovicës, konkretisht në Zhabar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit, ku mbeti i vdekur 21 vjeçari dhe u lënduan dy persona, njëri nga pasagjerët dhe vet drejtuesi.


Tutje Zahiti tha se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa drejtuesi i automjetit është në ndalim për 48 orë.

“Një vet-aksident ka ndodhur sot rreth orës 02:00, si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit. Ka ndërruar jetën një person rreth moshës 20 vjeçare si dhe është lënduar një pasagjer tjetër dhe vet drejtuesi. Ngjarja ka ndodhur në dalje të Mitrovicës, në Zhabar. Trupi i viktimës është dërguar IML, kurse drejtuesi është në ndalim për 48 orë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/