LAJMI I FUNDIT:

Anija transportuese prishet dhe goditej nga dallgët e larta, rojet bregdetare britanike intervenojnë për ta shmangur përplasjen në shkëmbinj

Anija transportuese prishet dhe goditej nga dallgët e larta, rojet bregdetare britanike intervenojnë për ta shmangur përplasjen në shkëmbinj

Skena rrëqethëse janë filmuar në ujërat e Britanisë së Madhe ku rojet bregdetare janë detyruar të përdorin çdo mjet të mundshëm që e kishin në dispozicion, për ta shpëtuar ekuipazhin dhe anijen transportuese 4 mijë tonëshe që po goditej vazhdimisht nga dallgët e larta dhe kishte ngecur në një rrymë të ujërave.

Lily B, kishte deklaruar gjendjen emergjente pasi kjo anije për transportimin e mallrave kishte mbetur pa energji elektrike në ujërat e Britanisë, dhe kishte ngecur në ujë dhe dallgët e rrezikonin ta përplasnin nëpër shkëmbinj në afërsi të një fanari në bregun Wexford, transmeton Telegrafi.

Por ishin rojat bregdetare që intervenuan për ta shpëtuar këtë anije gjigante dhe ekuipazhin e saj. Ata përdorën kabllo të trasha të çelikut, me të cilat e tërhiqnin anijen që dallgët e dërgonin drejt shkëmbinjve.


Siç raportojnë mediat angleze, anija transportuese ishte e mbushur me thëngjill nga Gjermania, e në mungesë të energjisë elektrike nuk i funksiononte as navigacioni për t’u orientuar dhe të shmang përplasjen në shkëmbinj.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. E rojat bregdetare kanë njoftuar se kanë arritur ta dërgojnë anijen në port pa ndonjë problem. /Telegrafi/