Edhe pse ekziston Ligji për Trashëgimi, zbatimi në realizimin e të drejtave të grave për trashëgimi është ende i dobët.
Pozita e gruas në Kosovë ka qenë gjithnjë e diskriminuar në këtë drejtim, por përkundër asaj që ligji tashmë njeh barazinë gjinore në trashëgim, vazhdon të mos zbatohet, apo më mirë të themi femrat në Kosovë vazhdojnë të mos “kërkojnë hise”.
Nga një raport i Qendrës për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal, deri në vitin 2019 vetëm 4 % e grave kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën.
Adelina Tërshani, Koordinatore e Projektit në Rrjetin e Grave të Kosovë, tha se për shkak të aktivistëve dhe organizatave, ka filluar që të ndryshoj mentaliteti i popullit tonë lidhur me trajtimin e grave, por duhet ende punë për tu bërë.
“Për shkak të punës së palodhshme të aktivisteve dhe organizatave të shoqërisë civile në përgjithësi, mentaliteti i popullit tonë ka filluar të ndryshoj sa i përket të trajtimit të duhur të grave dhe vajzave. Sidoqoftë, duke pas parasysh diskriminimin që hasin vajzat dhe gratë në Kosovë si në sferën private ashtu edhe në atë publike, konsideroj se duhet ende shumë punë për tu bërë”, tha ajo.
“Në bazë të Qendrës për ndihmë juridike dhe zhvillim rajonal- CLARD, vetëm 4% e grave deri më 2019 kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën. Ndërsa, 17 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të tyre, ku përfshihen si pronare të tokave ose banesave, ose të ndonjë kapitali”, tha ajo.
Në përqindjen e vogël të grave që trashëgojnë pronë, përveç mentalitetit po ndikon edhe numri i pakët i grave dhe vajzave që po e kërkojnë këtë të drejtë.
Mirëpo sipas Tërshanit, ka pasur raste kur gratë dhe vajzat kanë marrë guximin dhe e kanë kërkuar këtë të drejtë por nuk kanë gjetur mbështetje nga institucionet.
“Duhet pasur parasysh që edhe në rastet kur gratë kanë marrë guximin dhe e kanë kërkuar këtë të drejtë, nuk kanë hasur në të njëjtin vullnet tek organet e drejtësisë”.
Ndërkaq, Luljeta Aliu është një nënë e cila pasi që është ndarë nga bashkëshorti i saj, ka kërkuar ndarjen e pasurisë të fituar gjatë jetës bashkëshortore.
Ajo ka thënë se asnjë pronë nuk ishte në emër të saj pas ndarjes me bashkëshortin e saj. Por edhe ky rast u mohua nga organet e drejtësisë.
Luljeta Aliu është drejtoreshë e OJQ-së Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi.
Shumë gra dhe vajza nuk e kërkojnë të drejtën e tyre. Nëse zhvillimi i një shteti varet nga ekonomia dhe arsimimi atëherë zhvillimi dhe emancipimi i një shoqërie varet nga mënyra se si trajtohen dhe sa kanë të drejta gratë. /Ardona Popova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë