Qytetarët dhe kompanitë akoma janë duke pritur ndihmë nga fondet e shtetit të siguruara nga paketa e katërt e masave. Masat mund të fillojnë të zbatohen vetëm pas miratimit të rebalancit të buxhetit, sepse kjo siguron një pjesë të parave për këtë grup masash. Sot është dita e shtatë e debatit për amendamentet në Kuvend, dhe sipas Rregullores, janë planifikuar edhe tre ditë, por kryetari i Komisionit për Financa dhe Buxhet Timço Mucunski, nga OBRM-PDUKM, për Alsat tha se debati në komision do të përfundojë sonte.
“Presim që deri në mbrëmje të përfundojmë debatin e amendamenteve në Komision. Për momentin, ora 14 po punohet në amendamentin e 71-të, deri më tani janë pranuar katër amendamente, nga të cilat tre nga OBRM-PDUKM-ja dhe një nga BDI-ja- deklaroi Timço Mucunski – Kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet.
Mucunski thotë se rebalansi i buxhetit do të jetë para deputetëve në seancën plenare më datë 27 të këtij muaji. Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi gjithashtu tha në një konferencë për shtyp se pret ta vendosë rebalansin e buxhetit në rend dite në seancën e së martës. Nëse debati rrjedh me këtë dinamikë, rebalansi duhet të miratohet deri në fund të javës së ardhshme, me çka hapet rruga që ndihma të arrijë deri te kompanitë dhe qytetarët në tetor. Dje, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se pakoja e katërt e masave nuk do të vonohet.
“Disa nga masat kanë filluar të zbatohen, si kreditë pa interes, fundjava pa TVSH kurse për sa i përket lëshimit të pagave, sigurisht që do të arrijmë ta lëshojmë pagën e tetorit- deklaroi Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.
Pakoja e katërt parashikon 31 masa. Ndihmë shtetërore parashikohet të marrin të punësuar që punojnë në ndërmarrjet e prekura nga kriza, prindër të vetëm, punëkërkues pasiv, artistë të pavarur, studentë, pensionistë, pensionet e të cilëve nuk kalojnë 15 mijë denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova