LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë kafshuan një grua shtatzënë në Prishtinë, Ahmeti kërkon që për zgjidhjen e këtij problemi t’i jepen kompetencat komunës

Qentë endacakë kafshuan një grua shtatzënë në Prishtinë, Ahmeti kërkon që për zgjidhjen e këtij problemi t’i jepen kompetencat komunës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Presidenti, Kryeministri dhe deputetët ose duhet t’ua japin përgjegjësinë komunave në lidhje me zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, ose të shpallin gjendje emergjente për të trajtuar situatën.

Këtë reagim, Ahmeti e bëri pasi gjatë ditës së sotme u raportua se qentë endacakë kanë sulmuar një grua shtatzënë në Prishtinë.


Ahmeti ka thënë se situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës.

“Z. President, Z. Kryeministër, Deputetë. Ose na jepni përgjegjësinë Komunave, përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën! Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë”, shkruan Ahmeti.

I pari i Prishtinës, thekson se Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka marrë buxhet 1.3 milion euro  për të zgjidhur këtë çështje, ose situata do të jetë edhe më e keqe.

“Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative.  AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemi më keq se që kemi qenë.  Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë.  Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë.  Përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara edhe nga Komuna kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç.  Kjo kërkon strategji gjithëpërfshirëse dhe hapa emergjent tani”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori