I zhgënjyer nga jeta në Barcelonë, ditët e Lionel Messit në Camp Nou duket se janë të numëruara.
Futbollisti argjentinas, 33 vjeçar, dorëzoi një kërkesë për transferim dhe dëshiron të largohet nga gjigandët e La Liga, pasi kaloi gjithë karrierën e tij me katalanasit, shkruan The Sun.
Pavarësisht nga dështimi për të siguruar një transferim këtë verë, sulmuesi pritet ende të largohet verën e ardhshme për në Manchester City.
Por çfarë do të lërë pas Messi? Ja një paraqitje e shkurtër e jetës së tij të mahnitshme në Katalonjë.
SHTËPIA E TIJ
Shtëpia e tij ka një pamje nga deti dhe ndodhet në një zonë pa ndalim fluturimesh- blera e saj mendohet të jetë rreth 5.5 milionë funte në Barcelonë.
E vendosur në periferi të Castelldefels, është vendi i përsosur për të banuar gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.
Dhe ai e bleu rezidencën private shumë pranë shtëpisë shokut të vjetër të ekipit, Ivan Rakitic.
Vetëm 12 kiloemtra larg Camp Nout, shtëpia e Messit ka një fushë të vogël futbolli, një pishinë, një palestër të brendshme dhe një shesh lojrash për tre fëmijët e tij.
Ekziston edhe pamja e pabesueshme e Detit Balearik për t’u zgjuar çdo ditë – nuk do ta gjeni atë në Mançester, Paris ose Londër.
HOTELI
Me turizmin që ishte një tregti e madhe në Barcelonë, Messi ka investuar paratë e tij me zgjuarsi.
Ashtu si rivali i tij i futbollit, Cristiano Ronaldo, ai është bërë një posedues i hotelit dhe bleu një hotel në vlerë 26 milionë funte në qytetin bregdetar të Sitges – rreth 26 kilometra larg qytetit.
Hoteli “MiM Sitges” me katër yje është vetëm 100 metra larg nga deti, ka 77 dhoma gjumi, duke përfshirë pesë suita junior dhe një suitë të madhe, dhe kushton rreth 105 funte për natë gjatë sezonit veror për të qëndruar në një dhomë standarde.
Në krye të kësaj, ndodhet ‘Sky Bar’ në tavanë që krenohet me pamje panoramike të qytetit dhe Detit Mesdhe, si dhe një pishinë.
Nëse jeni duke u çlodhur edhe më tej, ka një banjë të një niveli të lartë që përmban një sauna, banjë turke, një pishinë rekreative, një vaskë të ftohtë dhe një pishinë me ujë të kripur.
VETURA
Me një pasuri të raportuar prej 310 milionë funtesh, Messi ndoshta mund të kishte mundësi të dërgonte koleksionin e tij të veturave me vete kudo që të shkonte.
Ai posedon një ‘Pagani Zonda’ që thueht se vlen rreth 1.5 milionë funte.
Ai gjithashtu ka një ‘GranTurismo S’ që kushton rreth 100,000 funte dhe një ‘GranTurismo MC Stradale’ në garazhin e tij.
Messi është parë gjithashtu duke vozitur një ‘Ferrari F43 Spider’ me vlerë 173,000 funte.
Edhe pse me marrëveshjen e Barcelonës me gjigantin ‘Audi’ që përfundoi vitin e kaluar, nuk kishte më pagesa nga gjigandët gjermanë të veturave.
BAZA E TRAJNIMIT
Çdo ditë Messi i përditëson aftësitë e tij në ‘Ciutat Esportiva’ të artit, Joan Gamper.
Që nga viti 2009, Barcelona e ka bërë këtë terren të tyre stërvitor. Ai gjithashtu vepron si një pavion multi-sportiv për ekipet e tjera sportive në klub, duke përfshirë basketbollin, futsalin dhe hendbollin.
Pas trajnimit, Messi dhe Co mund të përdorin palestër, sauna dhe një pishinë me madhësi të plotë – të gjitha këto ndihmojnë në shërimin e tyre.
Duke kushtuar afërsisht rreth 65 milionë funte, ka edhe lagje banimi ku janë kufijtë e perspektivave të ardhshme të Barcelonës.
DASHURIA E JETËS SË TIJ
Barcelona ndan një vend të veçantë në zemrën e Messit dhe gruas së tij Antonella Roccuzzo.
Megjithëse ishin miq të fëmijërisë në Rosario, Argjentinë, dashuria e Messit dhe Roccuzzot lulëzoi në qytetin Spanjoll në vitin 2009.
Ata kanë jo vetëm një shtëpi dhe jetë të bukur, por edhe tre djem – Thiago, Mateo dhe Ciro, të gjithë të lindur në Spanjë.
Nuk ka dyshim që dyshja do të kthehen në Argjentinë.
Mbi të gjitha, ata organizuan martesën e tyre në atdheun e tyre në Rosario në një ceremoni të shkëlqyeshme ku morën pjesë legjendat e Barcelonës si: Xavi Hernandez, Carles Puyol dhe Samuel Eto’o. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMenaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të
“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'