LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit sot do të dalë para gjykatës

I dyshuari për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit sot do të dalë para gjykatës

L.G zyrtar në Ministrinë e Financave i cili është i dyshuar për transferimin e mbi 2 milionë eurove nga llogaria e Thesarit të Shtetit, do të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Seanca do të nis në orën 11:00, ndërkaq L.G do të përballet me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.


Pas hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë, të martën më 20 tetor 2020 është bërë arrestimi i L.G, ndërkaq dy persona të tjerë gjenden në arrati.

L.G. dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Drenasit.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media edhe ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2.1 milionë eurosh, në një llogari të një operatori privat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori