LAJMI I FUNDIT:

15 qentë më të mirë për familjet me ose pa fëmijë

15 qentë më të mirë për familjet me ose pa fëmijë

Cilët janë qentë më të mirë për fëmijët? E gjitha varet nga niveli i aktivitetit të familjes, energjia familjare dhe kushtet e jetesës

Por, në përgjithësi, zgjidhja më e mirë janë qentë që kanë një sjellje të butë, qëndrim miqësor dhe përshtaten në një mjedis familjar.


Karakteristikat e qenve ndryshojnë në varësi të racave, por duhen pasur parasysh katër faktorë të rëndësishëm.

1 – Madhësia: Qentë e vegjël mund të jenë më të brishtë, më të qetë dhe më të përshtatshëm për fëmijët e kujdesshëm. Qentë e mëdhenj janë më të përshtatshëm për familjet me disa anëtarë, por kërkojnë shëtitje të rregullta dhe hapësirë për të luajtur. Sigurohuni që kushtet e shtëpisë të përshtaten me madhësinë e qenit.

2 – Energjia: Disa qenve u pëlqen që të vrapojnë dhe të luajnë, të tjerët preferojnë të qëndrojnë shtrirë në divan dhe të përkëdhelen.

3 – Temperamenti: Qentë kanë personalitete të ndryshme dhe duhet të zgjidhni një qenush që përshtatet me natyrën gazmore të familjes suaj apo me qëndrimin serioz të saj.

4 – Kujdesi: A keni menduar për pastrimin? Kush do ta nxjerrë qenin shëtitje? Po buxheti për t’i plotësuar nevojat, nga vaksinat te aksesorët?

Qentë në vijim janë të ndarë sipas madhësisë së tyre dhe konsiderohen si disa nga qentë më të përshtatshëm për familjet dhe fëmijët.

Qentë e vegjël

Dachshund

French Bulldog

Havanese

Papillon

Cavalier King Charles Spaniel

Pug

Qentë me madhësi mesatare

Beagle

Poodle

Vizsla

Qentë e mëdhenj

Boxer

Collie

Golden Retriever

Irish Setter

Labrador Retriever

Newfoundland

Burimet: PetMD, PetFinder, Anabel