LAJMI I FUNDIT:

Nezir Mehmetajt i vazhdohet edhe për 30 ditë paraburgimi në Serbi

Nezir Mehmetajt i vazhdohet edhe për 30 ditë paraburgimi në Serbi

Janë bërë dhjetë muaj që prej ndalimit të Nezir Mehmetajt nga autoritetet e Serbisë.

Së fundi gjykata serbe ia ka vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimin Mehmetajt.

Është Valon Mehmejtaj, vëllai i Nezir Mehmetajt, që e ka konfirmuar këtë.


“Me 4 tetor është marrë vendimi për vazhdimin e paraburgimit edhe për një muaj. Si familje po kërkojmë që të përdorim çdo mundësi, çdo opsion. Kemi shpenzuar për këtë periudhë shumë dhe nuk kemi marrë kurrfarë ndihme nga institucionet, përveç që na i kanë gjetur avokatët, por të cilët ne i kemi paguar”, tha ai për Klan Kosova.

Nezir Mehmetaj është ndaluar nga autoritetet serbe në janarin e këtij viti. Mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte.