LAJMI I FUNDIT:

Ura më e gjatë e varur, gjendet në Portugali – është 516 metra

Ura më e gjatë e varur, gjendet në Portugali – është 516 metra

Gjashtëdhjetë kilometra nga qyteti Portos në qytezën portugeze Arouca, së shpejti do të hapet ura më e gjatë e varur për këmbësorë në botë.

Është e gjatë 516 metra dhe për këtë ka marrë emrin “516 Arouca”. Ajo qëndron e varur në kanionin e lumit Paive, e ndërtuar 175 mbi tokë dhe është 1.2 metra e gjerë, transmeton Telegrafi.


Është ndërtuar nga kabllot e çelikut dhe rrethojat metalike që janë të vendosura në mes të dy shtyllave të betonit. E për të kaluar nga njëra anë në tjetrën, duhen pesë minuta kohë.

Koha e kalimit varet edhe nga shumë faktorë siç është ndalesa për të shijuar apo edhe nga frika e lartësisë. Ura “516 Arouca” do të duhej të hapej gjatë vitit të ardhshëm, por data e saktë nuk dihet.

Kurdo që të hapet kjo urë edhe zyrtarisht do të rrëzojë nga froni fituesin e deritanishëm, urën në Cermat të Zvicrës, që është 500 metra e gjatë. /Telegrafi/