LAJMI I FUNDIT:

​Veseli viziton Kabashin e Prizrenit: Kemi propozuar ligj të posaçëm për ta mbrojtur këtë lokalitet

​Veseli viziton Kabashin e Prizrenit: Kemi propozuar ligj të posaçëm për ta mbrojtur këtë lokalitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka zgjedhur zonën e Kabashit në Prizren për të kaluar ditën e diele.

Ai ndalesën e parë e kishte te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka nga periudha e bronzit të hershëm.


“Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka thënë Veseli.

Ai thotë se zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë, që meriton të eksplorohet nga më shumë vizitorë.

“Ndalesën time të parë e pata te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka prej bronzit të hershëm. Mandej vizitova edhe shtabin UÇK-së, që qëndron aty si dëshmi për patriotizmin e madh të banorëve të kësaj krahine”.

“Në fund u ngjita në majat e bjeshkëve të Kabashit prej ku mund shikohet një pjesë e mirë e Kosovës. Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori