Aktivistët në Komunën e Deçanit nuk besojnë se rrjedha e Lumëbardhit, mund të ketë pamjen që ka pasur dikur.
Ata thonë se ndërtimi i tri hidrocentraleve ka shkaktuar dëme të pariparueshme në ambientin përreth.
Në atë që njihet si Gryka e Deçanit operojnë tri hidrocentrale: “Lumëbardhi II”, “Deçani” dhe “Beleja”, që të gjitha në pronësi të kompanisë “Kelkos Energy” sh.p.k.
Këtyre tri hidrocentraleve iu ndalua operimi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), më 14 tetor, 2020, për shkak se dështuan që të pajiseshin me leje mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Shpresa Loshaj, një aktiviste e zëshme kundër degradimit të Lumëbardhit, shpreson që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit të obligojë ndërmarrjen “Kelkos Energy” që të rivitalizojë pjesët, që sipas saj, i ka shkatërruar vet.
“Unë po frikohem shumë që do t’ia japin lejen mjedisore e këndej ne na thonë se nuk ja japin lejen pa i plotësuar kushtet”, thotë Loshaj e cila drejton organizatën “Pishtarët”.
Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se duhet një hetim i pavarur për t’i hetuar dëmet që janë shkaktuar nga ndërtimi i hidrocentraleve në Deçan.
Në veçanti, Loshaj, përmend dëmtimet e ambientit që kanë ndodhur në pjesën që njihet si Zalli i Rupës.
“Aty është tokë zallore dhe kanë gërryer, me miliona kubikë rërë i kanë marrë dhe duke i ndërtuar të gjitha objektet që kanë pasur nevojë, me atë rërë nga aty, pa paguar asnjë cent”, thotë Loshaj.
Nuk ka operim pa leje mjedisore
Në vendimin e ZRRE-s ë të marrë këtë javë thuhet se “Kelkos Energy” dështoi që në afatin e paraparë të pajisej me leje mjedisore.
“Për shkak se ndërmarrja [‘KelkosEnergy’ sh.p.k.] nuk ka arritur të sigurojë lejen mjedisore nga Ministria e Ambientit siç është kushtëzuar me vendimet e licencave të përkohshme, Bordi ka konstatuar se licencave ju ka skaduar afati dhe hidrocentralet në fjalë nuk ju lejohet të operojnë më tutje”, thuhet në vendimin e ZRRE-së, të datës 14 tetor, 2020.
Pajisja me leje mjedisore ka qenë kusht që ZRRE-ja e kishte vendosur për licencat e përkohshme me të cilat kanë operuar viteve të fundit tri hidrocentralet në Deçan.
Pas vendimit të ZRRE-së përmes një njoftimi “Kelkos Energy” tha se ka ndalur vullnetarisht operimin e hidrocentraleve, duke respektuar periudhën e përkohshme të licencimit e përcaktuar nga ZRRE-ja dhe se procesin e pajisjes me lejet e nevojshme e ka penguar pandemia e koronavirusit të ri.
“Kushtet e lejes për dy HEC-et e tjera Belaje dhe Deçan konsiderohen të plotësuara dhe ‘Kelkos Energy’ pret nga Ministria e Mjedisit lëshimin e menjëhershëm të lejeve mjedisore përkatëse”, tha “Kelkos Energy” në njoftim.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për kriteret të cilat si ka plotësuar ndërmarrja “Kelkos Energy”.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kjo ministri ka thënë se nuk janë plotësuar disa kushte sa i takon shfrytëzimit të ujit.
“Ndërmarrja ‘Kelkos Energy’ sh.p.k. nuk është pajisur me leje mjedisore, pas konfirmimit nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Ujore, së nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me lejet ujore për shfrytëzim të ujit, po ashtu mungon leja ujore e përdorimit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit thotë se leja mjedisore për hidrocentralet në Deçan do të lëshohet kur “Kelkos Energy” të plotësojë të gjithë dokumentacionin, si pëlqimet dhe lejet paraprake që ndërlidhen me ketë veprimtari.
Po ashtu, sipas këtij institucioni, është shumë e rëndësishme që të plotësohen të gjitha kushtet teknike mjedisore në përputhje me Udhëzimin administrativ, për leje mjedisore.
Komuna e Deçanit kërkon plotësimin e kushteve
Përplasje me nivelin qendror dhe vet kompaninë investuese në vitet e fundit ka pasur edhe Komuna e Deçanit.
Institucionet komunale në Deçan kanë kërkuar vazhdimisht rivitalizimin e hapësirave që janë dëmtuar nga ndërtimi dhe operimi i hidrocentraleve.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se kanë katër kërkesa para se hidrocentraleve të ju lejohet operimi sërish.
“Kërkesa e parë është ndërtimi i pendës akumuluese, respektimi i minimumit biologjik të lumit, është rivitalizimi i grykës sepse gjatë ndërtimit ka pasur një degradim të ambientit përreth dhe në fund është një kontratë me komunën ku komuna do të ishte përfituese nga aktiviteti që zhvillohet në komunën e saj”, tha Ramosaj.
Ligji kërkon që gjithmonë minimumi prej 30 për qind e ujit të qëndrojë në shtratin e lumit, por “Kelkos Energy” është kritikuar vazhdimisht për tejkalim të këtij limiti.
Shkatërrimi nga hidrocentralet, problem gjithkund në Kosovë
Përveç Deçanit, ku komuniteti ka kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve, pakënaqësi ka pasur edhe në Komunën e Shtërpcës.
Në Shtërpcë, banorët e fshatit Biti e Poshtme, kanë protestuar dhjetëra herë në kundërshtim të degradimit që po shkaktohet nga ndërtimi i mini-hidrocentraleve.
Në këtë fshat, përkundër kundërshtimit të banorëve lokalë, pjesa më e madhe e ujit është futur në gypa, e që shfrytëzohet nga hidrocentralet për prodhimin e energjisë elektrike.
Hidrocentrale të tjera janë duke u ndërtuar edhe në Brezovicë.
Një përpjekje për ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Rugovës dështoi pas kundërshtimit të madh të qytetarëve dhe vet nivelit komunal në Pejë.
Edhe në këtë vend, ishin planifikuar të ndërtoheshin disa hidrocentrale.
Kosova me pak ujë e shumë hidrocentrale
Sipas “CEE Bankwatch Network” që është rrjeti më i madh i organizatave mjedisore dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropën Qendrore dhe Lindore, në vitin 2018, hidrocentralet nën 10 megavatë prodhuan vetëm 2.7 për qind të energjisë elektrike të Kosovës.
“Kosova ka një objektiv të energjisë së ripërtërishme prej 25 për qind të pjesëmarrjes në konsumin përfundimtar bruto të energjisë deri në vitin 2020 sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Në vitin 2017, ajo arriti 22.9 për qind të energjisë së ripërtërishme duke e vendosur atë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e saj. Sidoqoftë, kjo u arrit më së shumti duke rishikuar të dhënat për përdorimin shtëpiak të biomasës së drurit, jo duke investuar në energji të ripërtërishme”, thuhet në raportin e CEE Bankwatch Network.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT-1-2-780x439.png)
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
![Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/falsifikim-780x439.jpg)
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/talat-xhaferi-llogo-780x439.png)
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
![20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/QKUK-Klinika-Emergjente-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg)
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin