Në vazhdën e publikimit të dokumentave të cilësuara si konfidenciale nga shteti serb, televizioni publik i Kosovës ka publikuar dokumente ushtarake të cilat tregojnë se si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, kishte dhënë urdhër për asgjësimin e dosjeve të Ushtrisë Jugosllave për periudhën 1998-1999, në kohēn e luftës në Kosovë.
Ishte viti 2001 kur shteti serb ndodhej para një presioni të madh ndërkombëtar për ta nisur procesin e pastrimit të Serbisë nga strukturat e Millosheviqit. Tribunali i Hagës kërkonte nga Serbia që t’i dorëzonte kriminelët e luftës në krye me Millosheviqin, si dhe t’i hapte hartat e varrezave masive nga lufta e Kosovës. Duhet të ketë qenë arrestimi dhe dorëzimi i Sllobodan Millosheviqit në Hagë, arsyeja që edhe brenda Ushtrisë Jugosllave të niste një aksion për zhdukjen e të dhënave për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Një dokument i Ushtrisë Jugosllave që mban datën 18 tetor 2001 i klasifikuar si “sekret ushtarak”, zbulon një fakt tronditës. Bëhet fjalë për një urdhër të shefit të atëhershëm të “gjeneralshtabit” gjeneralkolonel Nebojsha Pavkoviq, i cili urdhëronte vartësit e tij që t’i asgjësonin të gjitha të dhënat arkivore (në origjinal) të komandës ushtarake të Korpusit të Prishtinës për periudhën nga: 01 janari 1998 deri më 26 qershor 1999.
Pavkoviqi po ashtu urdhëronte që, pasi të asgjësoheshin të gjitha dosjet origjinale, në vendin e tyre të vendoseshin të tjera dosje, në mënyrë që mos të vërehej se në arkiv mungonin dosje të caktuara.
Në dokumenti i cilësuar si rreptësisht konfidencial dhe sekret ushtarak me numër 1737-3, i cili është urdhër-vendim i gjeneralit të shtabit të Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq thuhet:
Sekret ushtarak
Top sekret
Ekzemplari nr.3
me numer top sekret. 1737-3
18.10.2001
Përdorimi i materialit arkivor i Ushtrisë Jugosllave, urdhër –
Në bazë të pikës 33 deri 40, Rregullat e shërbimit të Ushtrisë Jugosllave, dhe sipas nevojës së paraqitur,
URDHËROJ:
1. Të bëhet përzgjedhja pastaj zhdukja e dokumentave origjinale të Arkivave të Ushtrisë Jugosllave të komandës së korpusit të Prishtinës dhe komandës së Armatës së tretë të vitit 1998 dhe 1999 dhe në vend të tyre të vendosen kopje të besueshme dhe të dukshme.
2. Dokumentat e listuara të shkruhen sipas numrave, kohës së krijimit dhe elementeve të duhura arkivore dhe bëni një regjistër adekuat – rishikim.
3. Dokumentat arkivore prej numrit 1 dhe mëtutje të ruhen në kabinetin e komandantit të Shtabit Gjeneral të Ushtrisë Jugosllave, në kushte të veçanta.
4. Në këtë detyrë do të angazhohet nënkolonel Goran Jevtoviq, referent i pavarur në Kabinetin e komandantit të Shtabit Gjeneral të Ushtrisë Jugosllave, të cilin e autorizoj në këtë detyrë.
5. Përdorimi i arkivës së Ushtrisë Jugosllave, përzgjedhja e kutive arkivore dhe përjashtimi i dokumenteve do të kryhen më 18 tetor 2001 dhe aktiviteti i plotë do të përfundojë jo më vonë se 1 nëntor 2001, mbi të cilin do të paraqitet një raport dhe materiali i përmendur do të paraqitet për inspektim.
6. Gjatë punës, merrni të gjitha masat e parashikuara të sigurisë dhe mbrojtjen e sekretit
Komandanti i Shtabit të Gjeneral të Ushtrisë Jugosllave,
Gjeneral-Kolonel
Nebojsha Pavkoviq
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?