LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka marrëveshje për Goce Dellçevin, do të ketë takime të reja në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Nuk ka marrëveshje për Goce Dellçevin, do të ketë takime të reja në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Historianët maqedonas dhe bullgarë nuk kanë bërë asnjë përparim në lidhje me Goce Dellçevin, edhe pse janë vendosur në tryezë ide të reja për karakterin dhe veprën e tij. Pak përparim është bërë në fushën e librave shkollorë për Mesjetën. Lidhur me shenjtorët Cirili e Metodi, është rënë dakord që ata janë iluministë mbarësllovenë dhe të krishterë.

Anëtarët e Komisionit bilateral multidisiplinar për çështje historike dhe edukative midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë ranë dakord për një takim të ri deri në fund të vitit dhe pesë të tjerë vitin e ardhshëm.


“Ka norma të vogla të lëvizjes përpara dhe për mua kjo është e rëndësishme tani. Procesi i negociatave vazhdon, me të gjitha vështirësitë dhe të gjitha temat e ndjeshme në tryezë. Unë kërkoj durim dhe më shumë vëmendje për ne dhe kolegët tanë nga Bullgaria, në mënyrë që çështjet të diskutohen me sa më pak emocione dhe tensione. Vetëm në atë mënyrë mund të kapërcehen gjërat”, tha bashkëkryesuesi i komisionit nga pala maqedonase Dragi Gjorgiev.

Homologu i tij bullgar Angell Dimitrov tha se në komisioni nuk u diskutua fare për gjuhën maqedonase. Kjo, tha Dimitrov duke iu përgjigjur një pyetje gazetari, është një temë që gjuhëtarët duhet të diskutojnë.

Komisioni u mblodh pas një pauze prej gati një viti, dhe arsyeja për këtë ishte pandemia me Kovid-19, por edhe zgjedhjet që u zhvilluan në vendin tonë.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar deri më tani ka arritur të bëjë disa përparime në lidhje me periudhën antike dhe Mesjetën, por asnjë marrëveshje për çështjen e Goce Dellçevit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

Lajme
Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?

Elfije Boletini
Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave

Drejtësi
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kalo në kategori