Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, dje në Beograd deklaroi se për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e logjikshme se duhet ndryshuar edhe Kushtetua e Kosovës duke thënë se ajo s’është Bibël.
Për këtë është deklaruar edhe Zyra për Informim e BE-së që për klankosova tha se Lajçak ka treguar se çka mund të ndodhë nëse një shtet negocion një marrëveshje ndërkombëtare.
“Jo, ai s’ka thënë. Zotëri Lajçak ka shpjeguar çfarë mund të ndodhë nëse negociohet një marrëveshje ndërkombëtare. Kur ju arrini një marrëveshje ndërkombëtare, rregullimet e nevojshme ligjore duhet të merren parasysh nga qeveria, përfshirë edhe në nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojnë atë në rendin e tyre të brendshëm ligjor dhe kushtetues”.
Lajçak në konferencën e përbashkët që pati dje në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu ka thënë se askush nga përfaqësuesit në Prishtinë nuk kishte thënë se “është e pamundur ndryshimi i Kushtetutës”.
“Para ardhjes sime në Prishtinë kishte shumë paralajmërime. Asnjë nga bashkëbiseduesit e mi nuk ka thënë se nuk do t’i përmbushë obligimet. Ka qenë e qartë që duhet të përmbushet. Çështja tjetër Kushtetuta: është logjike që edhe kushtetuta duhet ndryshuar, edhe për këtë askush nuk ka thënë që është e pamundur. Pajtohem me presidentin që duam gjendje normale dhe ajo është në interes të çdo njeriu. Gjendja jonormale është problem”.
Për këtë deklaratë të sllovakut ka reaguar edhe KMLDNJ në Prishtinë duke thënë se ai në vend që të një marrëveshjeje po thërret për një luftë të re në Kosovë. Po ashtu, u kërkua edhe largimi i tij nga roli i ndërmjetësuesit.
”Lajçak në postin që e ka nuk është as i drejtë e as i paanshëm siç kërkohet nga një ndërmjetësues por është shumë i anshëm, dyfytyrësh dhe person të cilit nuk mund dhe nuk duhet t’i besohet. Me të nuk duhet të takohet asnjë politikan kosovar sepse haptazi po i mbanë anën Serbisë. Me këto deklarata të paturpshme, anëtari i ekipit negociator të Serbisë Miroslav Lajçak, në vend të Marrëveshjes haptazi po thërret për një luftë të re në Kosovë duke u angazhuar për një Republika Serpska në Kosovë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj