LAJMI I FUNDIT:

Rusia sivjet parashikohet ‘të humbasë’ 11 herë më shumë popullsi sesa në vitin 2019

Rusia sivjet parashikohet ‘të humbasë’ 11 herë më shumë popullsi sesa në vitin 2019

Rënia e popullsisë së Rusisë në vitin 2020 do të jetë 1,100% më e madhe se ajo e vitit 2019 mes efekteve të pandemisë së coronavirusit, sipas parashikimeve të qeverisë të cituara nga faqja e lajmeve RBC të enjten.

Sipas mediave vendase, qeveria parashikon një rënie prej 352,500 në popullsinë e Rusisë këtë vit, sipas raportit, duke çuar në një popullsi prej 146,4 milionë deri në fund të vitit 2020.

Kjo madje vlerësohet si një rritje gati 11 herë nga rënia e popullsisë së vitit të kaluar prej 32,100, sipas RBC.


Popullsia e Rusisë supozohet të ishte në 146.7 milionë në fund të 2019.

Rënia e fundit e parashikuar e popullsisë për vitin 2020 është më shumë se dyfish nga parashikimi i muajit të kaluar prej 158,000.

Dhe ekspertët i thanë RBC se parashikimi i rishikuar i popullsisë ka të ngjarë të jetë më afër realitetit për shkak të një ndalimi të menjëhershëm të migrimit në Rusi dhe rritjes së shkallës së vdekjes të shkaktuar nga COVID-19.

Parashikimet janë pjesë e projekt-planit të qeverisë për miratimin e qëllimit të presidentit Vladimir Putin për të përmbysur krizën demografike të Rusisë deri në fund të mandatit të tij në vitin 2024, një nga Projektet e tij Kombëtare të njoftuar me rizgjedhjen e tij në vitin 2018.

Më tej ekipi ka vlerësuar se popullsia e Rusisë do të bjerë me një total prej më shumë se 1.2 milion midis viteve 2020-24, njoftoi RBC.

Ulja e parashikuar për vitin 2020 do të ishte humbja më e lartë e popullsisë së Rusisë që nga viti 2006, kur popullsia ra me 374,000 në një total prej 142,2 milionë.

Statistikat zyrtare thonë se popullsia natyrore e Rusisë ra me 346,900 në janar-gusht 2020, krahasuar me 219,200 në janar-gusht 2019.

Migrimi në Rusi gjithashtu ra nga 153,900 në janar-korrik 2019 në 65,300 në janar-korrik 2020.

Ndërkohë në janar-gusht, 71,748 njerëz më shumë vdiqën sesa në janar-gusht 2019. Covid-19 shkaktoi direkt ose indirekt gati dy të tretat e atyre vdekjeve (45,663). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Ukraina tregon fragmente të raketës së re ruse pas sulmit në Dnipro

Evropa
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Kalo në kategori