Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.G, V.S dhe L.H shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohen për tetë (8) vepra penale të kryera në bashkëkryerje.
Sipas njoftimit për media, ndaj të pandehurit B.G është shpall akgjykim dënues edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve , ndërsa të pandehurin L.H për shkak të veprës penale të kryer në vazhdim blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale nga neni 333 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Tutje në njoftim thuhet se kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga të pandehurit për veprat penale me të cilat i ngarkon akuza, të pandehurin B.G, e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër njëmbëdhjetë (11) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro. Të pandehurit V.S iu shqiptua dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro, ndërsa i pandehuri L.H u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri në periudhën kohore prej dy (2) vjet nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penal.
“Të pandehurit nga kohë e pa caktuar deri në mars të vitit 2020, në bashkëkryerje kanë kryer tetë (8) vepra penale të grabitjes, në disa pompa të derivateve dhe auto sallon. Të pandehurit me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, në bashkëkryerje kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetes ti sjellin përfitim pasosur të kundërligjshëm. Ndërsa i pandehuri tretë në vazhdimësi ka blerë sendet e përfituara me kryerjen e veprës penale edhe pse e ka ditur se të njëjtat janë përfituar me kryerje e veprës penale”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025