Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini gjatë të enjtes kanë vizituar fshatrat e kësaj ane. Aty kanë shprehur mbështetjen institucionale për fermerët dhe bujqit për rritje të prodhimtarisë.
Mustafa premtoi përkrahje atyre për të tejkaluar krizën e pandemisë në mënyrë që në vitin e ardhshëm blegtorët dhe bujqit të jenë më produktiv. Gjatë vizitës në fshatin Shishmonë dhe Cermianë tregoi edhe angazhimin e tij për dyfishim të subvencioneve bujqësore.
“Kemi dal që të vizitojmë disa fermer dhe blegtor të kësaj komune për të parë nga afër ndikimin e programeve përkrahëse të ministrit dhe komunës. Siç i dini ne i kemi dy programe për granate dhe subvencione. Jam i gëzuar që Arbeni përfiton nga subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë pa probleme. Qoftë për cilësinë e qumështit, qoftë për krerë apo sipërfaqet e mbjella me drithëra. Këtë vit kemi bërë dyfishimin e subvencioneve për të përkrahur fermerët dhe blegtorët si Arbeni për të tejkaluar këtë vit nga pandemia Covid 19 me shpresën që shumë shpejtë do të rimëkëmben gjithë blegtorët dhe bujqit që në vitin 2021 të jenë më të fuqishëm”, tha ai.
Fjalë të mira për ministrin Mustafa, shprehu edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili tha se do të angazhohen në të ardhmen për shtim të programeve mbështetëse.
“Disa punë të mira kanë ndodhur, një prej tyre është puna e Ministrisë së Bujqësisë, ministrit Mustafa dhe qeverisë sa i përket subvencionimit dhe mjeteve që ndahen për sektorin e bujqësisë. Qoftë ajo për blegtori, pemëtari qoftë për kultivim të drithërave. Edhe fermerët e Gjakovës kanë përfituar, do të shohim në të ardhmen të kemi edhe programe të tjera në mënyrë që ky sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm të mbështetet”, tha ai
Ndërsa, fermeri Arben Sejdiu nga fshati Shishmonë u shpreh falënderues për vizitën e ministrit.
“Për momentin janë 25 copa, 15 janë qumështore, janë do biga edhe viqa të vegjël…kemi aplikuar por për shkak të kushteve… ndërsa për subvencione për misër e këto na kanë jep të gjitha me rregull”, tha ai.
Ministri Mustafa bashkë me kryetarin Gjini vizituan edhe një fermë të pulave në fshatin Cermianë të Gjakovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City