LAJMI I FUNDIT:

Numri i të vdekurve nga konsumimi i “rakisë së përgatitur në shtëpi” në Turqi arrin në 50, në vetëm një javë

Numri i të vdekurve nga konsumimi i “rakisë së përgatitur në shtëpi” në Turqi arrin në 50, në vetëm një javë

Burhan Arabacı, 55 vjeç, ishte viktima e fundit e helmimit nga “rakia e përgatitur në shtëpi”. Arabacı vdiq në spitalin në të cilin u dërgua pasi u sëmur në shtëpinë e tij në rrethin Saray të provincës veriperëndimore turke të Tekirdağ të enjten.

Sipas Daily Sabah, përcjell Telegrafi, numri më i lartë i të vdekurve – nga rreth 50 deri më tani – ishte në provincën perëndimore të Izmirit ku viktimat që nga 9 tetori u rritën në 21 të mërkurën me tre vdekje të tjera.


Në Stamboll, vdiqën 10 persona, ndërsa vdekje të tjera u raportuan në provincën jugore të Mersin, provincën qendrore të Kırıkkale, provincat perëndimore të Muğla dhe Aydın dhe provincat veriore të Trabzon dhe Zonguldak.

Policia ka ndaluar 227 të dyshuar në operacionet mbarëkombëtare që nga 9 tetori mbi vdekjet, dhe 63 ndër ta u vendosën në paraburgim.

Midis tyre ishte kreu i një bande, anëtarët e së cilës u arrestuan në operacionet e mëparshme kundër prodhuesve dhe shitësve të “rakisë së përgatitur në shtëpi”.

I dyshuari i identifikuar si H.K. akuzohet për furnizimin me pije të tillë, shitësve të ndryshëm në të gjithë vendin.

Ata mund të akuzohen për vrasje pa dashje ose shkaktim të lëndimeve për vdekje dhe shtrime në spital.

Në anën tjetër bëhet e ditur se forcat e sigurisë kapën mijëra sasi dhe shishe në operacionet pasi u raportuan vdekjet e para. /Telegrafi/