LAJMI I FUNDIT:

Whyte: ‘Republika Serbe’ nuk do të jetë model për Asociacionin

Whyte: ‘Republika Serbe’ nuk do të jetë model për Asociacionin

Serbia nuk ka alternativë tjetër pos pranimit të pavarësisë së Kosovës, por edhe kjo e fundit duhet të ofrojë garanci shtesë për minoritetin serb, thotë Nicholas Whyte, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare që ka këshilluar Kosovën në rrugën drejt pavarësisë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Whyte thotë se Kosova nuk ka arsye të frikësohet nga autonomia e gjerë për serbët, pasi nuk mund të ketë model të ngjashëm me Republika Srpskan në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai nuk pret që marrëveshja finale të arrihet së shpejti, por beson që BE-ja dhe SHBA-ja do të punojnë krah për krah drejt zgjidhjes afatgjate të mosmarrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.


“BE-ja e vetme natyrisht që nuk mundet të arrijë sukses në këtë proces, pasi ky është një proces që më së paku përfshin vetëm Kosovën dhe Serbinë, pasi edhe interesi i Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbetet shumë i fuqishëm dhe shumë i rëndësishëm. Në fakt, ne kemi parë probleme në vitet e fundit, pasi e pamë që BE-ja dhe SHBA-ja kishin qasje të ndryshme. BE-ja e di se nuk mund ta bëjë këtë e vetme. Në anën tjetër, BE-ja nga aspekti gjeografik dhe strategjik, do të jetë organizata që e mban çelësin e përgjegjësisë për rezultatin. Pra, BE-ja nuk mund ta bëjë e vetme, por ky institucion duhet të udhëheqë”, tha ai.

“Shikuar nga aspekti strategjik, mendoj se të gjithë duhet ta kemi parasysh se koncesioni më i madh është nga Serbia, që ka të bëjë me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Unë nuk e them shprehimisht njohje, por them pranim. Kur kjo të ndodhë, mendoj se Kosova ka mjaft çfarë të ofrojë, pa e rrezikuar pozicionin e saj strategjik. Por, mendoj se është çmenduri të flitet për koncesionet e Kosovës, kur e kemi parasysh se koncesioni më i madh që kërkohet është pranimi i pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, është shprehur më tej Whyte.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori