LAJMI I FUNDIT:

Muja: Implementimi i Asociacionit do të bëhet pa njohje nga Serbia

Muja: Implementimi i Asociacionit do të bëhet pa njohje nga Serbia

Analisti Armend Muja dyshon se dialogu që po bëhet tani do të sjellë njohje për Kosovën.

Muja në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë sa herë që në Kosovë përmendet njohja reciproke, politika po përgatitet të bëjë lëshime të reja në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se i gjithë dialogu është duke u bërë për të krijuar Asociacionin.


“Debati real në BE është se Kosova duhet ta implementoj Asociacionin pa njohje. Pra dialogu nuk po bëhet as për të pagjeturit e për asnjë çështje tjetër pos se si të implementohet Asociacioni”, tha Muja, përcjell Telegrafi.

Analisti ka thënë se që nga viti 2003 as Kosova e as BE-ja nuk kanë pasur fuqi që të imponojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga ana e Serbisë.

“Serbia asnjëherë nuk ka implemetuar një marrëveshje për njohjen e diplomave në vitin 2011. Ata janë arsyetuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë”.

Muja thotë se pos presionit të jashtëm tashmë qeveria po kushtëzohet edhe nga Lista Serbe që sipas tij nga votat e kësaj të fundit ajo varet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori