LAJMI I FUNDIT:

Izraeli po ndërton më shumë se dy mijë njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor

Izraeli po ndërton më shumë se dy mijë njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor

Autoritetet izraelite kanë miratuar ndërtimin e më shumë se 2,000 njësive të reja të strehimit për emigrantët hebrenj në vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor.

Duke cituar disa burime, televizioni izraelit “Kanal 7” raporton se ndërtimi i 2,166 njësive të reja të strehimit për emigrantët hebrenj u miratua nga Instituti për Planifikimin e Çështjeve Civile, i cili operon nën kujdesin e Ministrisë Izraelite të Mbrojtjes, më saktësisht nën kujdesin e Zyrës për Koordinimin e Aktiviteteve të Qeverisë në Palestinë.


I njëjti burim raporton se Byroja Izraelite e Planifikimit do të takohet nesër dhe do të diskutojë mbi projektet e reja të ndërtimit në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency.

Pas okupimit të vitit 1967, Izraeli ndërtoi 253 vendbanime të paligjshme në Bregun Perëndimor palestinez dhe 13 në Jeruzalemin Lindor, ku aktualisht jetojnë më shumë se 650 mijë emigrantë hebrenj.

Sipas ligjit ndërkombëtar, vendbanimet hebraike të sapondërtuara kanë statusin e vendbanimeve ilegale, gjë që konfirmohet edhe nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet palestineze kanë paralajmëruar më parë se Izraeli po vazhdon dhe ndoshta po intensifikon ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve në tokën Palestineze edhe pasi nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në mes të muajit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori