Pasiguria ekonomike e krijuar nga pandemia COVID-19 ka prodhuar rezultate negative për të gjitha bizneset dhe industritë, me theks të veçantë tek grupet më të ndjeshme, siç janë bizneset në pronësi të grave.
Kjo u tha gjatë publikimit të studimit “Ndikimi i COVID-19 në ndërmarrjet në pronësi të grave në Kosovë”, të kryer nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Autorja e studimit, Ardita Hajra, zyrtare e politikave në Odën Ekonomike Amerikane, e cila bëri edhe prezantimin e të gjeturave kryesore të studimit, theksoi se i njëjti synon të ofroj njohuri mbi trendet aktuale, format dhe nivelin e dëmeve të shkaktuara nga pandemia, si dhe identifikimin e problemeve kryesore me të cilat po përballen gratë gjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.
Sipas këtij studimi, sfida më e madhe për gratë pronare ka qenë mirëqenia ekonomike me 40.94 për qind, e ndjekur nga nevoja për përkujdesje të shtuar ndaj familjes me 28.19 për qind.
Siç zbulon ky studim, një e gjetur tejet shqetësuese është edhe shifra e bizneseve të mbyllura plotësishtë gjatë fazës së izolimit me 65 për qind, ndërsa të dhënat tregojnë se ka pasur një rënie të lartë të përqindjes në shitje rreth 90 për qind.
Plotësimi i Ligjit të Punës mbetet ende thelbësorë për nxitjen e punësimit të grave, ku studimi gjen se rreth 90 për qind e grave të anketuara janë optimiste se ndryshimi i këtij Ligji do të nxiste rritjen e numrit të grave të punësuara.
Edhe pse gratë përballen me sfida dhe pengesa specifike dhe ato nën-përfaqësohen në pozita udhëheqëse, ku 35.71 për qind e tyre besojnë se përmirësimi i ambientit të të bërit biznes në përgjithësi do të rriste drejtpërdrejtë pjesëmarrjen e grave në treg, pasi që probleme të ndryshme në biznes janë të ngjashme si për gratë ashtu edhe për burrat.
Nga të gjeturat e studimit, grantet e veçanta nga Qeveria me 74.81 për qind do të ishin një masë ideale për rimëkëmbjen e bizneseve të grave.
Gjatë tryezës së diskutimit për të njëjtën temë, Mrika Gashi drejtoreshë ekzekutive në AZHR-Qendër, njëkohësisht anëtare e Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane theksoi se duhet të rritet ndërgjegjësimi si dhe qasja e grave në informata për aplikime në grante, sidomos për gratë në zonat rurale të cilat kanë qasje më të limituara ne resurset e nevojshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Gashi potencoi se mbështetja përmes fondeve të ofruara nga Qeveria e Kosovës, sado e dobishme, fatkeqësisht është e pamjaftueshme.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për organizimin e sesioneve informuese dhe trajnimeve profesionale, promovimin e grave në biznes si dhe fuqizimin e pozitës së tyre në tregun vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar.
Besa Ilazi, specialiste e menaxhimit të projektit në zyrën e USAID për Rritje Ekonomike, theksoi se në Kosovë, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është mjaft e ulët, ndërsa fuqizimi ekonomik i grave është thelbësore për zhvillimin e vendit.
Ilazi informoi pjesëmarrësit për strategjinë e USAID për pesë vitet e ardhshme, e cila fokus kryesor ka zhvillimin gjithëpërfshirës, pa dallime gjinore, etnike apo në moshë. Sipas saj, kjo strategji synon të sigurojë përfshirje të barabartë në ekonomi, ndërsa në kuadër të saj, gratë ndërmarrëse do të ndihmohen përmes asistencës teknike.
Po ashtu, ajo përmendi edhe një projekt tjetër i cili synon të rris prezencën e grave në tregun ndërkombëtarë, me fokus në eksport, përkatësisht në sektorin e teknologjisë informative, atë të përpunimit të drurit dhe të ushqimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite