LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i shtetit, 59 aktakuza kundër 78 personave

Prokurori i shtetit, 59 aktakuza kundër 78 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 59 aktakuza, kundër 78 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 14 persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 10 personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, nga Prokuroria Themelore e Pejës janë bërë 2 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë 1 kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit, kundër 4 personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 3 persona të dyshuar, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 2 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 18 aktakuza, kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 2 persona për 48 orë, dhe ka ngritur 10 aktakuza, kundër 22 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar 4 persona të dyshuar, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër 1 të pandehuri dhe ka ngritur 3 aktakuza, kundër 5 personave.

Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë 2 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 3 persona, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 4 personave të dyshuar dhe ka ngritur 10 aktakuza, kundër 11 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi dhe ka ngritur 2 aktakuza, kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit, për 2 persona dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 9 aktakuza, kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori