LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon aftësitë e saj në gatim, duke përgatitur një nga pjatat e saj të preferuara

Rita Ora tregon aftësitë e saj në gatim, duke përgatitur një nga pjatat e saj të preferuara
Foto: ELLE/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, tregohet gjithmonë shumë e hapur për fansat e saj.

Së fundmi, 29-vjeçarja ka realizuar një video të veçantë për Revistën e famshme “Elle” në kuzhinën e saj.

Rita ka treguar kësaj radhe aftësitë e saj në gatim, duke provuar të gatuajë një nga ushqimet e saj të preferuara.


Foto: ELLE/YouTube

Në videon e publikuar tashmë në kanalin YouTube, Rita u tregon fansave se si ajo gatuan një pjatë Penne all’Arrabbiata.

Para se të fillojë gatimin, këngëtarja shqiptare e qerasë veten me një gotë ‘tequila’ nga marka e saj e famshme e pijeve “Prospero”.

Foto: ELLE/YouTube

Fillimisht ajo nis me zierjen e makaronave, gjersa në të njëjtën kohë përgatit salcën që do t’i shoqërojë ato.

E veshur me një fustan të shkurtër portokalli dhe me flokë të shkurtra të kapura me një kapëse, Rita dukej si një shtëpiake e vërtetë përgjatë videos.

Foto: ELLE/YouTube

Ajo arriti t’ua dëshmojë fansave se është mjaft e mirë edhe në gatim dhe merret me përgatitjen e ushqimit kur herë pas here ka kohë, ndonëse është një yll botëror. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

“Nënë e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar nga akuzat” - Reagon nëna e Diddy-t

Magazina
Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë

Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë

Magazina
A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

A kanë qenë në lidhje? Flasin Brikey dhe Gani Gërmia

Magazina
Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Vrasja e Tupac në 1996: Pse Diddy është kthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të një hetuese

Magazina
Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

Magazina
Kalo në kategori