LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj nominohet nga AAK-ja edhe për një mandat për kryetar të Deçanit

Ramosaj nominohet nga AAK-ja edhe për një mandat për kryetar të Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se do të kandidojë sërish për mandatin e tij të dytë si kryetar i kësaj komune.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka nominuar edhe për një mandat për kryetar të Deçanit.

“Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë̈ qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ramosaj.


Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!
Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit
Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme.
Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën!
Faleminderit!
BR