Pas vënies së masave të reja mbrojtëse për luftimin e përhapjes së mëtejme të coronavirusit në Britani të Madhe, të hapur mund të qëndrojnë vetëm pabet dhe baret që punojnë sikurse restorantet, që do të thotë që shërbejnë ushqim të “vërtetë” gjatë drekës dhe darkës, shkruan Reuters.
“Ata mund të shërbejnë edhe pije, por vetëm kur servohet dreka dhe darka – pra së bashku me ushqim”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, kryeministri britanik Boris Johnson, më herët kishte paralajmëruar një sërë masash të reja mbrojtëse kundër COVID-19, dhe që do të aplikohen varësisht nga rreziku në rajone të caktuara.
Masat e reja po aplikohen për të zvogëluar rritjen e rasteve të reja në pjesë të caktuara të Anglisë. E sistemi i ri bazohet në tre nivele, që secili është i standardizuar sipas rregullave.
Niveli i parë do të aplikohet në pjesën më të madhe të Anglisë, dhe paraqet zgjatjen e masave ekzistuese mbrojtëse në këtë vend.
Masat kyçe në këtë nivel nënkuptojnë ndalimin e tubimeve apo më shumë se gjashtë personave që jetojnë të një njëjtën lagje, dhe shkurtimi i orarit të punës të objekteve afariste që ofrojnë shërbime “argëtimi”. Atyre do t’ju ndalohet të punojnë nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.
Niveli i dytë sipas përshkrimeve nënkupton pjesë më të vogla në Angli, ku tashmë janë në fuqi masat mbrojtëse siç është karantinimi. Aty gjithashtu ndalohen tubimet e më shumë se gjashtë personave në ambiente të hapura.
E në pjesët e Anglisë ku situata epidemiologjike është më kritike do të nënkuptohen me nivelin e tretë. Atje do të ndalohen tubimet në ambiente të hapura por edhe në oborre të shtëpive private, derisa pabet dhe kafiteritë do të qëndrojnë të mbyllura.
Në këto pjesë ekziston mundësia edhe vënia e masave shtesë nga ana e autoriteteve lokale. Kjo do të nënkuptonte mbylljen e palestrave dhe kazinove, derisa shkollat, universitetet dhe marketet nuk do të mbyllen.
Ky sistem i ri do të aplikohet në Angli, derisa Skocia, Uelsi dhe Irlanda e Veriore në mënyrë të pavarur do të vendosin për mënyrën e luftimit të pandemisë së coronavirusit, edhe pse janë pajtuar se do të bashkëpunojnë sa herë që është e nevojshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës
Komandanti ukrainas: Koreano-veriorët po hedhin në erë veten që të mos na bien në duart tona
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës