LAJMI I FUNDIT:

Serbët në Beograd dhe Mitrovicë të Veriut ndezën1000 qirinj për Oliver Ivanoviqin

Serbët në Beograd dhe Mitrovicë të Veriut ndezën1000 qirinj për Oliver Ivanoviqin

Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën sonte në Beograd dhe disa dhjetëra sish në Mitrovicë të  Veriut, ku u ndezën simbolikisht 1,000 qirinj, me rastin e shënimit të 1,000 ditëve nga vrasja e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, i tha portalit serb Kossev se qytetarët nuk u përgjigjën në një numër të madh nga frika, dhe shpjegoi pse ajo iu përgjigj ftesës.

“Të jesh me këta serbë në Mitrovicën e Veriut dhe me këta njerëz që erdhën, dhe të shikosh se sa e qetë është heshtja e Mitrovicës, rezultati – i  mos pjesëmarrjes së tyre në dhimbjen për Oliverin, por nga frika e Vuçiqit dhe regjimit në Beograd që të shfaqen në një numër më të madh, në atë numër në të cilin ata u shfaqën kur Oliver u përcoll, për fat të keq, nga ky qytet”, tha Trajkoviq, transmeton Telegrafi.


Duke ndezur njëmijë qirinj në Beograd, disa qindra qytetarë kërkuan nga autoritetet në Serbi dhe në Kosovë që urgjentisht t’i ndjekin ata që urdhëruan dhe kryen vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Tubimi u mbajt para Kishës së Shën Markut, me ftesë të Opozitës së Bashkuar të Serbisë, saktësisht njëmijë ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, udhëheqës i Nismës Qytetare Liria, Demokracia, Drejtësia, në Mitrovicën e Veriut.

Gordana Petroviq nga Beogradi ishte në mesin e të tubuarve.

“Kam ardhur nga revolta e thellë. Nuk mund të pranoj që në një shtet të civilizuar – që do të duhej të ishte ligjor, sepse nëse nuk është ligjor, atëherë nuk është shtet – tash e njëmijë ditë nuk ka asnjë të vërtetë se kush e vrau Oliver Ivanoviqin. Kjo është me të vërtetë e papranueshme. Vrasja e Oliver Ivanoviqit është një e shtënë në të gjithë ne. Dhe, ju lutem ndalojeni atë të shtënë; shtet, ndaloje atë të shtënë”, tha Petroviq.

Zoran Llutovac, kryetar i Partisë Demokratike opozitare në Serbi, tha se është përgjegjësi e madhe e qeverisë që t’i japë përgjigje pyetjes së kush e vrau Ivanoviqin.

“Kjo është një çështje e drejtësisë, një çështje e qëndrimit të shtetit ndaj atyre që qëllojnë në shtet. Sepse, të shtënat mbi Oliver Ivanoviqin janë të shtëna në mendjen e shëndoshë, në një politikë që përpiqej të kuptonte dhe përpiqej të bënte tolerancë“, tha Llutovac.

Njëmijë ditë nga vrasja e Ivanoviqit u shënuan nga qytetarët edhe në Mitrovicën e Veriut, në vendin e vrasjes së tij.

Dejan Nedelkoviq, mik i familjes Ivanoviq dhe një nga organizatorët e tubimit, kujtoi se as sot nuk dihen vrasësit e as ata që dhanë urdhrin.

“Kishte njëmijë ditë heshtje të institucioneve në Serbi, në Kosovë dhe të institucioneve ndërkombëtare për vrasjen e Ivanoviqit. Ai do të jetojë për aq kohë sa secili prej nesh jeton këtu; ne do ta kujtojmë punën dhe veprën e tij. Oliver, shumë faleminderit për gjithçka”, tha Nedelkoviq.

Ivanoviq është vrarë me armë zjarri më 16 janar, 2018, para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë krim, deri më tash, askush nuk është dënuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori