LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik dalin pozitivë me COVID-19

Mbyllet shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë,  tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik dalin pozitivë me COVID-19
Foto: Ilustrim

Shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është mbyllur për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.


Shala pohoi se tashmë kjo shkollë do të kalojë në skenarin C, mbajtjen e mësimit online.

“Shkolla Pjetër Bogdani ka kaluar në skenarin C-mësim online me rekomandim të IKSHPK-së. Kanë rezultuar pozitivë tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 68 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm në Prishtinë 21./Telegrafi/