Maqedoni: Shpenzime të papërgjegjshme të parave shtetërore, për maska, doreza dhe skafanderë janë shpenzuar 7 milionë euro para publike
7 milionë euro kanë kushtuar furnizimet publike për mbrojtje nga virusi korona që i kanë nënshkruar një pjesë e institucioneve shtetërore. Institucionet e kanë shkelur obligimin ligjor që t’i publikojnë marrëveshjet në afat prej 10 ditëve që nga dita e nënshkrimit. Informacioni i cili këto ditë u publikua në opinionin publik nga ana e Qendrës për komunikime civile e aktivizoi dritën e kuqe. Nga Qendra paralajmërojnë për rrezikun e shtuar nga korrupsioni në një pjesë të institucioneve.
“Atë që e blejnë të gjitha institucionet, veçanërisht ato që janë më të mëdha, , duhet ta arsyetojnë në mënyrë të detajuar blerjen. Në vendimin për furnizime publike duhet të shpjegohet se pse dikujt i nevojitet sasia e caktuar me cilësi të caktuar dhe me çmimin që planifikon ta shpenzojë…Megjithatë, institucionet edhe në këtë pjesë nuk e zbatojnë ligjin për shkak se arsyetimet për nevojën e blerjes, ose mungojnë ose janë shumë të pakta”, tha German Fillkov nga Qendra për komunikime civile.
Prirësi i listës është MPB-ja e cila me 2,2 milionë euro është në vend të parë për nga numri i marrëveshjeve të lidhura. Përgjigje në lidhje me këtë kërkuam edhe nga MPB-ja, prej ku na thanë se furnizimet publike ishin të domosdoshme dhe kanë shërbyer për funksionim normal. MPB-ja ka lidhur marrëveshje sipas Marrëveshjes së Ohrit me 6 operatorë ekonomikë, thuhet në njoftimin me shkrim.
“Duke marrë parasysh se MPB-ja nuk mund që para kohe t’i parashohë të gjithë faktorët e situatës së krizës dhe kohëzgjatjen e saj, Ministria me këto marrëveshjet sipas Marrëveshjes së Ohrit nuk ka për obligim që në tërësi t’i shpenzojë mjetet e planifikuara financiare. Për shkak të kësaj, deri më tani janë shpenzuar 969.634 euro, ndërsa në lidhje me marrëveshjet për furnizime të ngjitësve magnetike dhe për pjesë të uniformave bazike dhe pajisjeve shtesë (600 copa rripë) janë shpenzuar 59.647 euro, që do të thotë se nuk janë shpenzuar ato 2,2 milionë euro të planifikuara”, thonë nga MPB.
Marrëveshje për furnizime me institucionet shtetërore kanë nënshkruar mbi 100 kompani por vetëm 43% nga vlera e të gjithë tenderëve kanë marrë vetëm 5 kompani.
“Edhe pse ka 160 kompani që kanë marrë tenderë të këtillë, thuajse gjysma e vlerave të këtyre marrëveshjeve u takon vetëm 5 kompanive. Mbetet dallimi në çmimet për produkte të njëjta, më shpesh për doreza, skafanderë dhe maska”, tha German Fillkov nga Qendra për komunikime civile.
Emrat e 5 kompanive që janë në listë me të cilat MPB-ja ka bashkëpunuar gjatë periudhës së kaluar janë të njëjta me ato të procesverbalit të Qendrës. Nga MPB-ja theksojnë se marrëveshjet janë lidhur sipas dispozitave të Ligjit për furnizime publike, dhe ato ishin publikuar në sistemin elektronik për furnizime publike, me çka ishin të qasshme për opinion publik. Përndryshe ka dallim të madh në çmimet mes institucioneve në lidhje me maskat, dorezat dhe skafanderët. Çmimi më i lartë që është paguar për një maskë është 448 denarë. Për dorezat çmimet lëviznin prej 1,8 deri 9, 32 denarë, ndërsa për skafanderët nga 177 deri 1156 denarë.
Nga Qendra apelojnë për shpenzime të përgjegjshme duke paralajmëruar se vendi po ballafaqohet me mungesë të parave. Në kushte kur shkurtohen mjete në të gjitha anët dhe kur kemi masa të krizës, paratë publike janë resurs të kufizuar, theksojnë nga ky institucion./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'