LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Jemi të gatshëm të diskutojmë për një kompromis, por jo për ultimatume rreth Kosovës

Vuçiq: Jemi të gatshëm të diskutojmë për një kompromis, por jo për ultimatume rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se nuk e ka obligative të përgjigjet rreth asaj se Beogradi duhet ta “njoh Kosovën dhe nuk do të marrësh asgjë”.

I pyetur në lidhje me deklaratën e të dërguarit special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, i cili tha se priste një vendim “largpamës” për çështjen e Kosovës nga presidenti serb, Vuçiq tha se Serbia ishte gjithmonë e gatshme të diskutonte një zgjidhje të ndryshme kompromisi, por se duhet të ishte një kompromis dhe jo një ultimatum, shkruan vijesti.

“Shpresoj se BE-ja do ta kuptojë mirë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen në Bruksel nën kujdesin e Bashkimit dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e Bashkimit të Komunave Serbe duke thënë se ajo kurrë nuk do ta pranojë atë ose do t’i kërkojë Serbisë të njohë pavarësinë”, tha Vuçiq pas mbylljes së ngjarjes “Java e Fëmijëve” në Beograd, transmeton Telegrafi.


Lajçak: Ka përfunduar propozimi i tekstit të marrëveshjes për personat e zhdukur
Lexo po ashtu Lajçak: Ka përfunduar propozimi i tekstit të marrëveshjes për personat e zhdukur

Ai gjithashtu vlerësoi se pozicioni i të dërguarit special të BE-së për dialogun “nuk është i lehtë” kur, siç tha ai, merr një mesazh nga Prishtina se nuk do të diskutojnë rreth një marrëveshje që ishte arritur rreth shtatë vjet më parë në Bruksel.

“Thelbi është se shqiptarët presin që dikush do të bëjë presion ndaj Serbisë. Unë pres që vendet e mëdha, jo Lajçak, të na thonë në të ardhmen nëse e pranoni këtë apo atë”, deklaroi Vuçiq.

Ndryshe, autoritetet shtetërore të Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë e diskutimit të implementimit të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe, pasi që një pjesë e saj është shpall kundër kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori