LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Heshtje për kompanitë që keqpërdorën paratë për ballafaqim me corona-krizën

Maqedoni: Heshtje për kompanitë që keqpërdorën paratë për ballafaqim me corona-krizën

Dy muaj pas skandalit që tronditi sektorin privat me keqpërdorimin e ndihmës shtetërore për punëtorët, prokuroria ende nuk zbulon deri ku ka arritur hetimi. Nga Prokuroria Themelore Publike për “Alsat” vetëm thanë se lënda është në procedurë para hetimore, e cila aktualisht po zhvillohet në fshehtësi. Ajo që është e njohur për opinionin është se janë ngritur padi për mbi 200 kompani që morën para nga shteti për pagat e punonjësve, por pronarët kishin vendosur paratë t’i mbanin për vete.

“Në interes të procedurës, prokuroria momentalisht nuk është në gjendje të ndajë hollësi”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, institucioni i cili i pari paralajmëroi për abuzime të tilla nga disa punëdhënës, thonë se do të kërkojnë një takim urgjent me prokurorinë në mënyrë që çështja të mos “heshtet”.


“Institucionet shtetërore patjetër të mbajnë llogari, sepse nga njëra anë ata ishin që u dhanë mjetet financiare punëdhënësve. Ndërsa ata i abuzuan dhe nuk ua paguan punëtorëve dhe për herë të dytë nuk paguan pagat, dhe me këtë nuk paguan kontributet e detyrueshme për sigurim social dhe nuk i kthyen paratë në buxhet”, tha Slobodan Trendafillov nga LSM.

Njoftimi i parë për ndërmarrjet që keqpërdorën paratë e shtetit tejkalonte numrin 600, por për pak ditë shumica e punëdhënësve i paguan paratë në llogaritë e punëtorëve dhe kështu shpëtuan nga akuza penale. Ndihma shtetërore ishte për rroga minimale për punëtorët në sektorët më të goditur nga kriza e pandemisë. Nga Qeveria thanë se punëdhënësit patjetër do duhet t’i kthejnë paratë e shtetit dhe të gjejnë mjete tjera për pagesën e rrogave për punëtorët e tyre. Për më tepër, ata nuk do munden të aplikojnë dhe të marrin ndihma shtetërore të parapara me masat e reja të Qeverisë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori