Në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington, Kosova e ka pranuar si obligim shtetëror kthimin e pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.
Pse kërkohet kthimi i pronave?
Gjatë Holokaustit në shumë vende të Evropës, pronat e hebrenjve u shpronësuan dhe të dhënat kadastrale u shkatërruan nga qeveritë që ishin nën ndikimin e plotë të nazistëve.
Disa qeveri evropiane, të shtyra edhe nga Këshilli i Evropës janë pajtuar se kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për kthimin ose sigurimin e kompensimit për pronën dhe pasuritë e marra nga hebrenjtë e vrarë ose të arratisur.
Në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, janë miratuar ligje për kthimin ose restaurimin e pronave.
Ku janë pronat e pretenduara të hebrenjve në Kosovë?
Nëntë vjet më parë, në këtë pronë afër Kuvendit të Kosovës, që tash është vend-parking, mes tjerash ekzistonin edhe disa ndërtesa të vjetra që u rrënuan me qëllim të ndërtimit të objekteve të reja.
Nexhat Konforti, hebre nga Prishtina, anëtar i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, pretendon se kjo pronë është trashëgimi e tij nga nëna Safina Konforti. Ai thotë se qe 11 vjet është në procese gjyqësore, për të gëzuar të drejtën e trashëgimisë, por pa sukses.
Nëna e Nexhat Konfortit, ishte e bija një pasaniku nga Novi Pazari dhe ishte martuar në Prishtinë, te një familje po ashtu e pasur hebreje, Asheri.
Me fillimin e Holokaustit më 1941, Safina me familje, ishte shpëtuar nga shqiptarët në Berat të Shqipërisë, por më 1944 ishin kthyer në Prishtinë, të bindur se lufta kishte përfunduar. Por, ata gabuan. Më pas e gjithë familja ishin internuar në kampin famëkeq të Bergen Belsenit të Gjermanisë, ku vetëm Safina dhe tre fëmijët i kishin shpëtuar vdekjes.
Pas kthimit në Prishtinë, ajo ishte martuar sërish dhe në këtë martesë kishte vetëm Nexhatin, i cili ka jetuar me të ëmën deri në vdekjen e saj.
Më 1947, Safina Konforti e kishte paditur shtetin jugosllav, në kërkim të rikthimit të pronave të saj, që ishin shtetëzuar pas Holokaustit.
Si do të veprojë Kosova?
Në qeveri dhe kuvend nuk kanë konfirmuar nisjen e procedurave për zbatimin e kësaj pike të marrëveshjes.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë se fillimisht Kosova duhet të miratojë ligjin përkatës, siç kanë bërë shumica e shteteve të lindjes, duke përjashtuar vetëm Poloninë. Sipas tij, ky ligj duhet të mundësojë restaurimin dhe kompensimin e pronës së komunitetit hebrej që ka ekzistuar në territorin e Kosovës.
“Parimi i restaurimit para kompensimit mund të bëhet në mënyra të ndryshme; kthim i pronës, qiradhënie afatgjatë, qiramarrje afatgjate dhe forma të tjera të kompensimit”, thotë Hasani.
Nëse në pronat hebreje ka të ndërtuara objekte të rëndësishme shtetërore, sipas profesor Hasanit, kompensimi sërish duhet të ndodh.
“Në Kroaci e keni sinagogën që e kanë bërë rrafsh me tokë. Tash ti e kompenson vlerën në mënyrë të caktuar të atyre ndërtesave, nëse mund të kthehet, restaurimi, nëse është e mundur. Nëse jo, atëherë ka mënyra të tjera të kompensimit që quhen ligjërisht. Prapë po e them, në kulturën perëndimore, prona është e shenjtë. Nuk është fjala që ti po i jep dhuratë askujt, por vetëm duhet të kthehet pas 100 vjetëve, 200 vjetëve”, tha Hasani për Radion Evropa e Lirë.
Në praktikat e shteteve të tjera, kur vërtetohen pronat hebreje që nuk kanë pronar, atëherë ato u jepen në menaxhim shoqatave të hebrenjve, fitimet nga të cilat, duhet të shfrytëzohen për financimin e studimeve për Holokaustin, arsimimit dhe dhënien bursave për studentë.
Artina Hamitaga nga “Kosova Jewish Organization” (Organizata e Hebrenjve të Kosovës), që është njëra nga tri organizatat e hebrenjve në Kosovë, thotë se në bazë të të dhënave që kanë, procesi i identifikimit të pronave nuk do të jetë proces i vështirë, pasi që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shumë hebrenj të Kosovës i kanë shitur pronat e tyre.
“Ata kanë qenë të detyruar, ose t’i shesin pronat, ose t’i vendosin në emër të dikujt tjetër për ta pasur të mundur zhvendosjen e tyre në Izrael. Një pjesë e konsiderueshme janë zhvendosur në Beograd. Kjo do të thotë që shumica prej tyre, i kanë shitur ose i kanë vënë në emër të dikujt tjetër. Dhe, kanë mbetur shumë pak prona private është fjala, të cilat konsiderohen si konteste gjyqësore”, thotë Hamitaga
A ka Kosova evidencë zyrtare për këto prona?
Nga Agjencia e Pronës dhe ajo e Kadastrës i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë asnjë të dhënë për prona të hebrenjve.
Hebrenjtë në Kosovë
Të dhënat jozyrtare flasin se në Kosovë jetojnë rreth 100 hebrenj.
Para Holokaustit, në Kosovë besohet të kenë jetuar rreth 500 hebrenj. Sipas profesorit Enver Hasani, hebrenjtë kosovarë ishin seferdik, pasi kishin ardhur nga Spanja.
“Hebrejtë sefardik kanë ardh nga Spanja. Ata i ka sjell në këtë rajon Sulltan Selimi, dhe jo vetëm këtu, por gjithandej në Perandorinë Osmane. Dëshmi ka edhe në Sarajevë edhe në Shkup. Hebrenjtë evropian ënjihen si Eshkanazi”, sqaron Hasani.
Pas ardhjes në Kosovë, përqendrimin më të madh hebrenjtë e kanë pasur në Mitrovicë, Vushtrri dhe në Novobërdë.
Në Prishtinë janë zhvendosur gjatë shekullit XIX, kur ky qytet u zhvillua dhe shndërrua në zonë ku bëhej tregtia. Sipas ‘Kosovo Jewish Organization’ në Prishtinë, hebrenjtë u vendosen kryesisht prej Taukbashqes deri në Tophane, përgjatë lumit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!