Pas një ndërprerjeje për shkak të COVID-19, ushtrimi i KFOR-it “Shpata e Argjendtë” rifilloi këtë javë.
Që nga viti 2012, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO-ja ka mbajtur ushtrimin vjetor, i cili ka për qëllim të testojë dhe përmirësojë bashkëpunimin e institucioneve të ndryshme në Kosovë, si dhe Organizatave të Sigurisë të Kosovës bashkë me njësitë e KFOR-it në fushën e reagimit emergjent, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Deri në vitin 2019, këto ushtrime ishin planifikuar dhe mbajtur nën udhëheqjen e KFOR-it, por këtë vit u vendos që institucionet në Kosovë të trajnohen dhe stërviten për t’i mundësuar atyre që të planifikojnë ushtrimin e tyre të shkallës së gjerë të reagimit ndaj situatave emergjencave dhe të shfaqin publikisht kapacitetet e tyre.
Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë’ do të përfshijë përsëri Këshillin e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Policinë e Kosovës, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilat tashmë kishin marrë pjesë në module trajnimi që rezultuan të dobishme në aspektin e koordinimit për të reaguara në situate reale emergjente të shkaktuara nga Covid19.
Faza e re e ushtrimit ‘Shpata e Argjendtë 2020-2021′ rifilloi më 6 – 8 tetor, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri, paralelisht me dorëzimin e përgjegjësive nga zëvendës-komandanti i KFOR-it në largim, gjeneralbrigade Laurent Michaud i Ushtrisë Zvicerane që drejtoi stërvitjen deri më tani, te gjeneralbrigade Guenter Schoepf. Fokusi i fazës së re ishte rifreskimi i trajnimit të mëparshëm dhe dy koncepte më të rëndësishme: Procesi i Mësimeve të Mësuara dhe Komunikimi i përbashkët institucional për të promovuar kapacitetet dhe bashkëpunimin e Institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës.
Faza tjetër do të përfshijë katër Ngjarje Kryesore që kanë një Pandemi si temë paralele dhe do të zhvillohen në muajt e ardhshëm. Ushtrimi i konceptit është planifikuar në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe do të pasohet nga përgatitjet e të gjithë pjesëmarrësve në nivelin taktik në funksion të stërvitjes së planifikuar për në Shtator 2021.
Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2020-2021’ do të përmbyllet me Raportin Përfundimtar të Ushtrimit, i cili do të mbledhë të gjitha përvojat në mënyrë që të përmirësojë procedurat dhe strukturat e secilës organizatë dhe gjithashtu për të përmirësuar Planin për Reagim Kombëtar. njofton KFOR-i. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak