LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila: Paratë e Trustit nuk do e bëjnë zgjidhjen që kjo qeveri e proklamon

Kusari-Lila: Paratë e Trustit nuk do e bëjnë zgjidhjen që kjo qeveri e proklamon
Foto: Arkiv

Deputetja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka treguar se pse partia e saj është kundër tërheqjes së 10 përqindëshit të parave të Trustit.

Në një intervistë për Klan Kosova ajo kritikoi qeverinë aktuale, duke thënë se kjo ide nuk do të ketë ndikim në afatin afatmesëm dhe afatgjatë dhe se nuk do të bëjë zgjidhjen të cilën kjo qeveri po e proklamon.


“Kjo Qeveri, në situatë krize sikur askund në botë, ka vendosur që qytetarëve t’u ofrojë mundësinë që me mjetet e veta të dalin nga kriza”.

“Në aspektin parimor kjo është e gabuar dhe në aspektin qeverisës është e papërgjegjshme”.

“Ne aspektin afatmesëm dhe afatgjatë ekonomik nuk do të ketë ndikim, në të kundërtën do të rrezikojë një sistem i cili është i dizajnuar që t’u shërbejë qytetarëve të moshës mbi 65 vjeçare dhe nuk do të bëjë zgjidhjen të cilën kjo qeveri po e proklamon”.

“Vet Pakon e Rimëkëmbjes e shohim si joserioze dhe shumë të mangët”.

“Vërejmë se kërkesat e qytetarëve janë të larta, po ashtu edhe pritjet janë shumë të larta edhe nga komuniteti i biznesit, por fatkeqësisht jemi te bindur se edhe në rast se ligji do të kalojë, efekti nuk do të jete ai i pritshmi”, deklaroi Kusari-Lila.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori