Përmes një reagimi Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër idesë së Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10% të mjeteve nga Fondi i Kursimeve pensionale. Në reagimin e FMN-së thuhet se kjo s’do të ndikonte në zvogëlimin e pensioneve të ardhshme dhe do të kufizonte madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit. Në anën tjetër qytetarët llogarisin në tërheqjen e Trustit e njohësit e ekonomisë paralajmërojnë se kjo praktikë rrezikon të përsëritet nga Qeveritë në të ardhmen.
Nga Instituti RIINVEST pajtohen me të gjeturat e kundërshtimin e FMN-së dhe paralajmërojnë se tërheqja e 10% të Trustit rrezikon të bëhet praktikë në Qeveritë që do të vijnë.
“Më këtë masë mund të krijohet një precedent i rrezikshëm që mund ta përdorin edhe qeveritë tjera për t’iu mundësuar qytetarëve t’i tërheqin mjetet e tyre para kohe. Kjo do të ishte e rrezikshme ngase siç e ka thënë edhe FMN, kjo kategori mund të shndërrohet në një barrë sociale për shoqërinë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Visar Vokrri, përcjell Telegrafi.
E qytetarët e mirëpresin tërheqjen e Trustit dhe bëjnë thirrje që i njëjti të votohet në Kuvendin e Kosovës.
“Do ta shfrytëzoj këtë mundësi. Mendoj se është punë e mirë të futen në qarkullim disa dhjetëra miliona euro. E ndihmon ekonominë në këtë krizë”, deklaron qytetari Muharrem Mahmutaj.
“Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë nevojë t’i tërheqin ato mjete. Besoj se kjo iniciativë është e mirëseardhur për çdo qytetarë të Kosovës”, deklaroi qytetari Fatmir Kajtazi.
“Patjetër që duhet të votohet. I ndihmon popullit dhe bizneseve”, shprehet qytetarja Nurije Isufi.
Me kërkesë të Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është thirrur seancë e jashtëzakonshme për ditën e hënë, ku për herë të shtatë do të hidhet në votim Projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike e ku përfshihet edhe tërheqja e Trustit pensional./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025