LAJMI I FUNDIT:

Vërshimet e 2016-tës në Maqedoni, asnjë dëmshpërblim për bujqit e Gazi Babës dhe Haraçinës

Vërshimet e 2016-tës në Maqedoni, asnjë dëmshpërblim për bujqit e Gazi Babës dhe Haraçinës

Edhe pas një muaji tentim, bujqit e komunës së Gazibabës dhe Haraçinës nuk po pranohen në takim me kryeministrin Zoran Zaev, për të diskutuar rreth dëshmshpërblimit të dëmeve të tyre bujqësore. Ata përsëri dolën në protestë para Qeverisë, për të ju kujtuar Qeverisë se dëmet e tyre të vitit 2016 dhe 2018 ende nuk i kanë paguar. Adnan Ajrullahu, kryetar i grupit inicues të protestës tha se në qoftë se kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të protestojnë çdo ditë edhe atë në lokacione të ndryshme të Qytetit të Shkupit.

Adnan Ajrullahu, kryetar i grupit inicues të protestës
“Prej datës 11.09 kemi kërkesë për takim me kryeministrin e RVM-së. Prej atë ditë, edhe dy ditë bëhet një muaj, ende nuk kemi takim. Unë nuk e di, për hirë të së vërtetës, ndoshta me e pas bërë një kërkesë ndaj ndonjë Qeevrie tjetër, me shtetet fqinje, deri sot do ta kishim bërë atë takim”.

Ajrullahu kërkon nga ekzekutivi trajtim të barabartë sikurse me komunat e tjera, të cilat kanë popullsi maqedonase.


Adnan Ajrullahu, kryetar i grupit inicues të protestës
“Kemi informata të sakta se dëmet e tona janë bërë në vitin 2018 dhe një pjesë janë të vitit 2016, kurse dëmet që janë bërë në Resnjë në vitin 2019 veçmë janë paguar. Në Strumicë poashtu janë paguar, në Novo Sellë janë paguar, në Krivogashtan janë paguar. Ose Qeveria të ketë trajtim të barabartë ndaj bujqëve ose le të tregoj se juve bujqit e Haraçinës dhe Gazibabës nuk na duhen”.

Ata bënë me dije se për padrejtësitë e tyre do të informojnë edhe Avokatin e Popullit, Zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup si dhe Ambasadat tjera në vend.

Për anashkalimin e tyre për mos pagesën e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet, bujqit e këtyre dy komunave ata po merren me vite dhe për të njejtën kanë realizuar disa takime në nivel lokal dhe qendror, mirëpo siç thanë ata rregullimi i kësaj çështje bie mbi pushtetin qendror.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori